By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ekip i kompletuar me mentalitet të jashtëzakonshëm”, Guardiola vlerëson lartë Interin para përballjes në Ligën e Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Ekip i kompletuar me mentalitet të jashtëzakonshëm”, Guardiola vlerëson lartë Interin para përballjes në Ligën e Kampionëve
Sport

“Ekip i kompletuar me mentalitet të jashtëzakonshëm”, Guardiola vlerëson lartë Interin para përballjes në Ligën e Kampionëve

admin
Last updated: 17/09/2024 16:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola këmbëngul se Interi është ‘ndërtuar për të fituar çdo ndeshje’ dhe Ligën e Kampionëve dhe vlerëson yjet e  Nerazzurrëve, veçanërisht Alessandro Bastoni, Nicolo Barella, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Interi dhe Manchester City bëjnë debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve 2024-25 në Etihad Stadium në Mançester të mërkurën mbrëma.

Guardiola e parashikoi lojën në një konferencë për shtyp para ndeshjes, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave në anglisht dhe italisht.

Interi dhe Manchester City u takuan në finalen e Ligës së Kampionëve 2023, të cilën Nerazzurrët e humbën 1-0, por Guardiola natyrisht pret një ndeshje ndryshe.

“Nuk kishim mundësi të mendonim se ishim shumë më mirë se ata në atë kohë. Mediat thoshin se ne ishim shumë më superior se ata, por nuk e mendoja se ishim”, ka thënë fillimisht Guardiola në konferencën për shtyp.

“E dija se ata ishin të fortë dy vjet më parë dhe do të jenë të fortë nesër. Unë kam respekt për ta. Sigurisht që do të jetë një lojë ndryshe sepse një finale e Ligës së Kampionëve është ndryshe nga çdo lojë, por do të shohim”.

“Interi është një ekip historik me një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ata janë ndërtuar për të fituar çdo ndeshje dhe çdo garë. Ata fituan shumë vitin e kaluar, është shumë e ngjashme me ne”, vazhdoi spanjolli.

“Ata kanë presion të lartë të mirë, pothuajse një kundër një, të ngjashëm me Brentfordin dhe mbrojnë me mentalitet tipik italian. Ata duhet të vuajnë. Ata janë të fortë në grup; ata kanë cilësi në formimin e lojës me Bastoni, Calhanoglu, Acerbi dhe Pavard. Ata kanë lojtar të mirë që vijnë nga linja e dytë, veçanërisht Barella. Gjithashtu, Mkhitaryan, por veçanërisht Barella”.

“Nuk e di nëse Dimarco do të jetë në formë, por sa herë që kroson, ka katër ose pesë lojtarë në zonë. Është një ekip i kompletuar. Nuk mund të fitosh ligën italiane apo të arrish një finale të Ligës së Kampionëve nëse nuk ke diçka të veçantë”.

Lautaro nuk ka shënuar ende këtë sezon, por është në mesin e 30 kandidatëve për Topin e Artë së bashku me shokun e tij të skuadrës Hakan Calhanoglu.

Statusi i Lautaros ka ndryshuar disi që nga hera e fundit që Interi u takua me Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve pasi, ndërkohë, argjentinasi ka fituar Serie A dhe Copa America, duke u bërë golashënuesi më i mirë në të dyja garat.

A është ai një kandidat i besueshëm për të fituar Topin e Artë ishte pyetja drejtuar Guardiolës, ndërsa përgjigja ishte pozitive: “Sigurisht, pse jo?”.

“Shpresoj që një lojtar i Man Cityt të fitojë, por ai është në garë; ai është një lojtar i bujshëm. Një kapiten, një sulmues. Ai fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, ndaj duhet të jesh i veçantë; përndryshe, nuk mund ta bësh atë lloj gjëje. Interi ka shumë lojtarë të mirë”.

“Thuram është gjithashtu një lojtar shumë i fortë. Ai punon mirë me Lautaron. Ai mund të sulmojë hapësirën dhe të luajë përtej mbrojtjes. Ai dhe Lautaro lëvizin shumë mirë”, përfundoi trajneri i Cityt.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miss Turqia u kritikua për dukjen, thonë se ka një pamje siç tradicionalisht konsiderohet ‘burrërore’
Next Article Përfundon rundi i ri i bisedimeve në Bruksel pa takim trepalësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?