By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > “Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin
Kosovë

“Është dëm të merrem me të, është katandisur keq”, Mustafa për Osmanin

admin
Last updated: 13/11/2026 11:43
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 13 nëntor, argument.mk/ – Mbrëmë ish-presidentja Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka sulmuar ashpër përsëri ish-kryeministrin e Kosovës, dikur bashkëpartiak, Isa Mustafa.

Vjosa Osmani në paraqitjen e mbrëmshme sulmoi thuajse çdo figurë politike që funksionoi apo vazhdon të jetë funksional në Kosovë, përjashtu këtu mikun e saj Lumir Abdixhiku, i cili përpos tjerash humbi tri palë zgjedhjesh radhazi dhe sërish bashkë me Vjosa Osmanin shkonin në secilin takim me Albin Kurtin, vetëm që të arrinin marrjen e ndonjë prej posteve drejtuese.

Pikërisht Vjosa Osmani derisa po fliste për Qeverinë Kurti tha se ata duhet të përmirësohen, jo të bëhen kopje të qeverive Thaçi dhe Mustafa.

“Le të përmirësohen, jo të bëhen kopje të këqija të Isës dhe Hashimit. Duhet të kenë më shumë ambicie. Edhe unë si presidente për dy vite është dashur të merrem me pasojat e dëmeve që i kanë bërë të tjerët përpara”, tha mbrëmë Osmani në Kanal10.

Në lidhje me këtë deklarim, lajmi.net ka kontaktuar me ish-kryeministrin Isa Mustafa që pati një përgjigje të shkurtër.

“Është dëm të merrem me të. Është katandisur keq”, u shpreh Mustafa.

Osmani mbrëmë sulmoi edhe bashkëpartiakët e saj, konkretisht gjashtë deputetët që ishin kundër marrëveshjes VV-LDK për çështjen e presidentit.

“Ata thanë para se të kthehet kërko falje, dhe unë ju thash jo, nuk kërkojë falje për asgjë. Sepse LDK-ja me ka lutur me u rikthy. Asgjë nuk i kam kërkuar LDK-së, as nuk i kam kërkua pozicion partiak, as sot nuk i kërkoi asgjë. Jam kthy me ndihmu. Natyrisht që SHIK-ut i pengon kjo. Po pse disa po veprojnë në interes të tyre brenda partisë është e tmerrshme, është e dëmshme”, ka thënë ajo.

Gjatë intervistës së mbrëmshme, ajo e ka thënë atë që as VV-ja nuk e ka thënë deri tash.

Sipas saj, Avdullah Hoti është bërë kryeministri i Kosovës me vota të vjedhura.

“Dhe në qoftë se mendojnë që tash e tutje unë do ta uli kryt, sepse unë si presidente, edhe në kohë fushate, ua kam përbi ofendimet, edhe tash një kohë të gjatë. Sepse mendoja se ndoshta ata i kuptojnë gabimet e se kaluarës. Ndoshta ata e kuptojnë që shkarkimi im ka qenë gabim, ndoshta ata e kuptojnë që rrëzimi një qeveri në kohë pandemie ka qenë gabim. Ndoshta Hoti e kupton që fakti që i ka kontrbanduar votat që i kam marrë unë si kandidate për kryeministre dhe me vota të vjedhura dhe me vullnet të vjedhur qytetar ka krijuar atëherë Qeveri ka qenë gabim”, ka thënë ajo, duke u marrë edhe me deputeten Hykmete Bajrami.

“Ndoshta zonja Bajrami e kupton që të dalësh publikisht dhe të thuash se nuk ka problem me Listën Serbe është gabim që e dëmton partinë pariparueshëm. Ndoshta z. Hoti e kupton që nuk është mirë me u zgërdhi para Vuçiqit dhe me i thënë “razumem”. Ditën që e kuptojnë çfarë demi i është bërë partisë prej këtyre gabimeve, ajo është dita që LDK-ja fillon me u rikthy”, ka thënë Osmani.

Madje, sipas saj, këtë deputet i shërbejnë SHIK-ut.

“Ata thanë para se të kthehet kërko falje, dhe unë ju thash jo, nuk kërkojë falje për asgjë. Sepse LDK-ja me ka lutur me u rikthy. Asgjë nuk i kam kërkuar LDK-së, as nuk i kam kërkua pozicion partiak, as sot nuk i kërkoi asgjë. Jam kthy me ndihmu. Natyrisht që SHIK-ut i pengon kjo. Po pse disa po veprojnë në interes të tyre brenda partisë është e tmerrshme, është e dëmshme”, ka thënë ajo.

Në lidhje me këtë deklarim, ka reaguar ashpër ish-kryeministri, tash deputet, Avdullah Hoti.

“Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha. Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri në ofertën turistike politike të radhës. Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta. Sërish, koha po i nxjerr në dritë të gjitha të vërtetat.”, ka shkruar Hoti.

Në lidhje me deklarimet e Osmanit, lajmi.net i ka dërguar pyetje deputetëve tjerë të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Armend Zemaj, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

You Might Also Like

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së

Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta

Ismaili akuzon MSH-në për keqpërdorim të buxhetit: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind

Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Jashari: Pacientët vazhdojnë të mbesin pa terapinë e nevojshme kundër kancerit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë
Next Article “Doja t’i bëja njerëzit të harronin gabimin e vëllait tim”, Pio Esposito tregon arsyet pse qau në festë e golit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?