By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fëmijët e lagjes së Krasniqëve në Tetovë luajnë brenda deponisë, mjekët alarmojnë për rrezikun nga infeksionet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fëmijët e lagjes së Krasniqëve në Tetovë luajnë brenda deponisë, mjekët alarmojnë për rrezikun nga infeksionet
Maqedoni

Fëmijët e lagjes së Krasniqëve në Tetovë luajnë brenda deponisë, mjekët alarmojnë për rrezikun nga infeksionet

admin
Last updated: 19/02/2025 18:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 19 shkurt – Në vend se në fusha sporti apo park, fëmijët e lagjes së Krasniqëve në Tetovë luajnë brenda deponisë. Mjekët alarmojnë për rrezikun nga infeksionet. Banorët kërkojnë nga komuna të pastrohet kjo deponi që vetë e kanë krijuar. Kasami premton zgjidhje.

“Dhjetëra fëmijë të lagjes së bashkëqytetarëve tanë, të quajtur lagja e “Krasniqëve” janë në rrezik nga kjo deponi e cila ndodhet vetëm disa metra pas shtëpive të tyre të banimit. Që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe këta fëmijë shpesh lozin mbi këtë deponi”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Mjekët alarmojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Sipas tyre këta banorë shpesh paraqiten në repartin e sëmundjeve ngjitëse me sëmundje zorrësh apo infeksione të tjera.

“Fëmijët e vegjël që prindërit shpesh s’mund t’i kontrollojnë dhe janë të ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme, sidomos të zorrëve, që janë me vjedhje temperatura të larta, barkqitje e të ngjashme. Gjithsesi se mund të ndodh edhe epidemi nëse nuk merren masa për përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës”, tha Lidija Trpçeska, infektologe.

Banorët e kësaj lagje pranojnë se ato mbetje i kanë hedh vetë ata, por ankohen se për vite të tëra këto mbetje nuk janë hequr nga aty.
“Ato mbetje po i kemi hedh ne se nuk kemi ku t’i hedhim. E dimë se nuk është mirë por duhet të vijnë t’i marrin se ka shumë papastërti. Dalin fëmijët andej luajnë do marrim infeksion prej saj”, u shpreh një banor.

“Shumë na pengojnë edhe për fëmijët keq është”, tha një tjetër banor.

“Kjo neve na pengon shumë edhe për fëmijët keq është se prekin fëmijët, lozin këtu, do marrin ndonjë sëmundje”, deklaroi Lidija Trpçeska, Infektologe.

Kreu i komunës së Tetovës premton se së shpejti do të hiqet kjo deponi.

“Aty veçmë kemi filluar me projektin për rregullim të shtratit të lumit, por shohim edhe mundësinë që në këtë vend ta rregullojmë komplet këtë që të mos rrezikohet jeta e tyre. Po ashtu përmes njësisë për komunitetet që e kemi në kuadër të komunës, po punojmë bashkë me institucionet qendrore dhe organizatat ndërkombëtare që të bëjmë planifikimin e asaj zone dhe të shohim edhe mundësinë e ndërtimit të ndërtesave për ata banorë aty”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 74 vjet nga vdekja e nobelistit Andre Gide
Next Article Stagnon shkalla e jetëgjatësisë në Evropë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?