By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Stagnon shkalla e jetëgjatësisë në Evropë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Stagnon shkalla e jetëgjatësisë në Evropë
Kuriozitete

Stagnon shkalla e jetëgjatësisë në Evropë

admin
Last updated: 19/02/2025 18:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Jetëgjatësia në shtetet e Evropës ka pësuar rënie në periudhën 2011-2021, sipas një studimi të ri të publikuar në “The Lancet”.

Përderisa shkalla e jetëgjatësisë u përmirësua te evropianët që nga vitet 1990, kombinimi i problemeve shëndetësore (tensioni i gjakut, kolesteroli, duhanpirja, konsumimi i alkoolit si dhe pandemia COVID-19) – ka shkatërruar dekada progres të bërë në shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian.

“Kemi gjetur se vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare ishin shkaktari i parë i prishjes së trendit përmirësues për jetëgjatësi në periudhën 2011-2019”, ka thënë Nicholas Steel, autori kryesor i studimit.

Në anën tjetër, studimi ka gjetur se shtetet me investime më të mëdha afatgjate në përmirësim të dietave, për shembull, ka ndikuar në përmirësim. Hulumtuesit kanë shtuar se nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë “tavan” për jetëgjatësinë biologjike.

Nga 20 shtetet evropiane që ishin pjesë e studimit, e vetmja ishte Norvegjia që nuk shfaqi ulje të shkallës së jetëgjatësisë. Anglia vuante më së shumti nga përmirësimi i jetëgjatësisë e pas saj ishin Irlanda e Veriut, Uellsi dhe Skocia.

Studimi ka treguar se në periudhën 2019-2021, si pasojë e COVID-19, shumica e shteteve përjetuan ulje të shkallës së jetëgjatësisë.

Përmirësimi i jetëgjatësisë në periudhën 1990-2011 i atribuohej përmirësimit të luftës së shteteve ndaj faktorëve të rrezikut për sëmundje zemre dhe kancer.

Gjithsesi, shkalla e lartë e vdekjes nga zemra ishte faktore kryesore në uljen e shkallës së jetëgjatësisë në periudhën e re.

Ekspertët kanë thënë se për të zgjatur shkallën e jetëgjatësisë, shtetet duhet të prioritizojnë jetesën më të shëndetshme te të rinjtë dhe të investojnë në iniciativa për shëndetin publik.

Studimi mori për bazë të dhëna të mbi 12 mijë njerëzve.

Shtetet që u përfshinë në studim ishin Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Spanja, Suedia, Anglia, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi.

You Might Also Like

Tri orë gjumë më pak për gratë, fajtorë burrat!

Mungesa e vetëbesimit po e shkatërron ndërmarrësinë femërore

Cili është liqeni gjigant që mban 16% të ujit të ëmbël të Tokës?

Cila ishte menuja e darkës gala të samitit të NATO-s?

Zelandezi u shpall skiatori më i vjetër i ujit në botë pak para ditëlindjes së 95-të

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fëmijët e lagjes së Krasniqëve në Tetovë luajnë brenda deponisë, mjekët alarmojnë për rrezikun nga infeksionet
Next Article Mickoski takohet në Washington me Aleksandër Kasanov, zëvendës ndihmës-sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?