By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fëmijët po shfaqin probleme me shikimin dhe deformitete në trup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fëmijët po shfaqin probleme me shikimin dhe deformitete në trup
MaqedoniShëndetësi

Fëmijët po shfaqin probleme me shikimin dhe deformitete në trup

admin
Last updated: 30/03/2024 16:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 mars – Thuajse çdo i dyti fëmijë që kalon kontrollin sistematik shkollor, posaçërisht në klasë të parë dhe të tretë ka probleme me shikimin dhe deformitete në trup. Mjekët shprehën të shqetësuar për numrin e lartë të rasteve të këtilla prandaj kujtojnë prindërit se çdo udhëzim i dhënë nga ana e tyre për kontrolle të mëtutjeshme të merret seriozisht. Sipas mjekes, Albina Bektashi Qerimi problemet e theksuara nisin që në moshën katërvjeçare, që është mosha më delikate për paraqitjen e këtyre deformiteteve.

“Disa fëmijë kanë probleme me njërin sy mirëpo ka edhe prej atyre që kanë probleme me të pamurit dhe strabizëm të njërit apo të dy syve. Gjithashtu vazhdon kontrolli me boshtin kurrizor dhe këtu kemi një deformitet shumë të shtuar, shumë të shpeshtë, mos ta teproj me thënë mbi 90 % e fëmijëve por aty diku qëndron. Çdo i dyti fëmijë është me skoliozë ose me kifozë. Është një shqetësim tepër i madh. Gjatë praktikës time 10 vjeçare që i zbatoj këto kontrollet sistematike, në kohën para pandemisë dhe pas pandemisë një numër dukshëm i rritur i rasteve me probleme të shtyllës kurrizore”, deklaroi Albina Bektashi Qerimi, mjeke.

Pavarësisht shqetësimeve të mjekëve, fëmijët pranojnë se për disa orë shfrytëzojnë telefonat e mençur për lojëra të ndryshme. Mirëpo, disa prej tyre nuk përjashtojnë edhe aktivitetet fizike dhe lojërat sportive.

“Çfarë lojëra luan? Të ndryshme. Sipas teje, sa kohë duhet ta mbash telefonin? Dy orë. A është shumë? Mendoj që jo”, tha një fëmijë.

“E dua më shumë futbollin. A luan jashtë me shokët? Po. A duhet më shumë ta mbash telefonin ose të lozish jashtë me shokët? Të lozi jashtë, kjo është më e mira për mua”, u shpreh një fëmijë.

Gjithashtu, mjekët apelojnë që fëmijët që sa më pak të shfrytëzojnë pajisjet teknologjike dhe të mos qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Bektashi Qerimi u rekomandon prindërve që në bazë të mundësive t’i regjistrojnë fëmijët e tyre nëpër aktivitete të ndryshme fizike ose ushtrimet e caktuara nga mjeku t’i kryejnë në shtëpi.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Ata që bllokuan rrugën europiane, sërish në listat e VMRO
Next Article Rritjet e çmimeve, nuk ka mbetur vend për të blerë lirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?