By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rritjet e çmimeve, nuk ka mbetur vend për të blerë lirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Rritjet e çmimeve, nuk ka mbetur vend për të blerë lirë
EkonomiMaqedoni

Rritjet e çmimeve, nuk ka mbetur vend për të blerë lirë

admin
Last updated: 30/03/2024 16:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 mars – Si të jetosh me 370 euro rrogë apo 250 euro pension, ndërkohë që konsumi minimal ka arritur 1,200€?! Kjo dilema i rëndon shumicën e qytetarëve, të cilët varen nga të ardhurat minimale. Në mbikëqyrjen e fundit nëpër tregje të gjelbra dhe super markete, çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore si fruta perimet mbeten të larta prej kur se u hoqën masat e çmimeve të garantuara në fillim të marsit. Qytetarët, të cilët i pyetëm thonë se pagat kanë mbetur shumë të ulëta, rritja e tyre është minimale krahasuar me koston e jetesës. Disa thonë se mezi ia dalin me shpenzimet.

“Sipas të ardhurave dhe pagave, vërtetë janë shtrenjtë! Me punë nëpër firma, në punë të shtetit dhe institucione tjera nuk ka zgjidhje tjetër. Ata që punojnë duhet të rriten pagat. Varet si janë nevojat, ato që janë bazike kanë arritur në koston mujore mbi 1,200 euro do të thotë se shumë më tepër duhen”, tha një qytetare.

“Krahasuar me rrogat, çmimet janë të shtrenjta! Rrogën e këna 20 mijë denarë a çmimet sa janë? Nuk e di, shteti rrogat nuk i rrit më shumë, kurse privati çmimet i shton. Sa e keni vështirë? Po është vështirë, por kalojmë, normalisht, sa për të ngrënë. Për me bë luks nuk ia del për asgjë”, u shpreh nj qytetare.

“Për të siguruar ushqimin për momentin duhet së paku 550 euro në muaj edhe atë vetëm për dy persona. Kështu i kam bërë llogaritë e mia që në shpi jemi dy anëtarë të familjes. Paratë i harxhojmë në ushqim dhe barna, kurse më pak për gjëra tjera, veshjet apo rekreacioni”, tha një qytetar.

Svetllana Dimoski, nga Lidhja e Sindikatave tha se nga dhjetori deri në mars shpenzimet vetëm për ushqim dhe pije janë rritur gati 2 mijë denarë, përkatësisht 9,4% rritje nga shporta e konsumit. Sipas saj kjo rritje atribuohet pas heqjes së çmimeve të garantuara, të cilat u zgjidhën duart tregtarëve për të rritur sërish çmimet.

“Në pjesën e pagave, mund të them se ato rriten, por nuk janë të mjaftueshme dhe nuk e plotësojnë nevojën e shportës së konsumit minimal. Me harmonizimin e ri të pagës minimale tani në mars ka rritje, por kur shikohet se sërish dy paga minimale nuk mund ta shportën sindikale. Sipas analizave ekonomike, shifrat statistikore tregojnë se 60% e gjithsej të punësuarave në vendin tonë janë me pagë minimale. Rritja enorme e çmimeve ndihet në xhepat e qytetarëve, konkretisht kjo është më e theksuar në muajin mars kur autoritetet vendose të shfuqizojnë çmimet e garantuara dhe tregtarët sërish i rritën çmimet”, u shpreh Svetllana Dimoski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Rritja e çmimeve, thonë nga Sindikata, po ashtu kontribuon në humbjen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe qytetarëve. Prandaj, me rritjen e pagës minimale në mars 22.567 denarë, për 70 mijë të punësuar ata thonë se nuk do të ketë efekt pozitiv në rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve në vendin tonë. Lidhja e Sindikatave propozoi vazhdimin e masave për çmimet e garantuara deri në mesin e shatorit, datë e cila përkon me nisjen e plotë të zbatimit të Ligjit për ndalimin e tregtisë jo korrekte, në mënyrë që punëtorët dhe qytetarët të jenë të mbrojtur nga shtrenjtime e shumta të gjërave elementare ushqimore.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fëmijët po shfaqin probleme me shikimin dhe deformitete në trup
Next Article Banorët e Gjorçe Petrovit protestojnë, nuk duan 30 ndërtesa dhe 4000 banesa të reja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?