By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai: Kurtin po e kritikojnë opozita e 20%-shit, me VLEN-in shqipja nuk do të jetë përqindje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai: Kurtin po e kritikojnë opozita e 20%-shit, me VLEN-in shqipja nuk do të jetë përqindje
Maqedoni

Fetai: Kurtin po e kritikojnë opozita e 20%-shit, me VLEN-in shqipja nuk do të jetë përqindje

admin
Last updated: 19/11/2024 12:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Zv/kryeministri Arben Fetai, në konferencë për media, deklaroi se puna e ekipit të VLEN-it, po sjellin ndryshime konkrete në jetën e qytetarëve.

“Lajmi i madh? Pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë do të jenë plotësisht funksionale në një pikë të përbashkët! Nuk ka më pritje të gjata, maltretime e pengesa për ata që udhëtojnë mes dy vendeve tona vëllezërore. Kjo është një arritje historike që ndihmon çdo familje dhe forcon lidhjet tona kombëtare! Por kjo është vetëm fillimi! Marrëveshjet që kemi nënshkruar dje janë hapa të tjerë drejt të nesërmes e të ardhmes tonë që meritojmë:

1. Memorandumi për energjinë – energji më e lirë, më e qëndrueshme dhe
më e aksesueshme për çdo familje dhe biznes.

2. Marrëveshja për arsimin – një fokus i veçantë për aftësimin
profesional të të rinjve, sepse e ardhmja është në duart e tyre”, deklaroi Fetai.

Fetai tha se pas vizitës së tyre në Kosovë, disa politikanë, që ai i quan të dëshpëruar e që nuk kanë bërë asgjë për qytetarët, po përpiqen të shpikin armiq dhe të hedhin baltë.

“Madje, disa guxuan ta quajnë kryeministrin Albin Kurti “antishqiptar”! Kryeministrin që ka qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve, në çdo cep të botës! Dhe pse gjithë kjo zhurmë? Sepse Kurti e tha troç të vërtetën për statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut! Kush po e kritikon? Opozita e 20%-shit!

Ata që për 22 vite kanë heshtur dhe nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët! Ata që kanë lënë shqipen të mbetet peng i një ligji të cunguar dhe të gjykatësve të emëruar nga vetë ata! VLEN-i thotë me zë të lartë: Shqipja nuk do të jetë përqindje! Shqipja është krenaria jonë, identiteti ynë kombëtar, dhe nuk ka forcë që të na ndalë ta vendosim atë aty ku e ka vendin!

Ata që kanë përvetësuar miliona duke abuzuar me ndjenjat patriotike të
popullit, tani duhet të përgjigjen! Koha e manipulimeve ka marrë fund! Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë më të bashkuara se kurrë, dhe askush nuk mund të krijojë ndarje mes nesh! Qytetarë të dashur, mos lejoni që lojërat e vjetra të politike të marrin kohën tuaj. Ne jemi këtu për ju, për të sotmen dhe për të ardhmen tuaj. Me VLEN-in dhe këtë qeveri, ndryshimi është realitet!”, tha Fetai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit
Next Article “The Guardian”: Shënohen 1000 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?