By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “The Guardian”: Shënohen 1000 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “The Guardian”: Shënohen 1000 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë
Bota

“The Guardian”: Shënohen 1000 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë

admin
Last updated: 19/11/2024 12:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot Ukraina shënon 1000 ditë nga fillimi i luftës dhe deri më tani kanë vdekur mijëra qytetarë ukrainas dhe më shumë se gjashtë milionë njerëz jetojnë si refugjatë. Popullsia e Ukrainës ka rënë me një të katërtën që kur presidenti rus Vladimir Putin nisi sulmin, i cili, sipas The Guardian, është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Siç kujton “The Guardian”, Kremlini hodhi poshtë planin për paqe të propozuar nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili supozohej të prezantohej në samitin e G20 në Brazil.

Plani parashikonte ngrirjen e konfliktit në pozicionet aktuale të të dyja palëve. Sipas raporteve, plani i Erdogan përfshin: ngrirjen e frontit, angazhimin e Ukrainës që të mos anëtarësohet në NATO për dhjetë vitet e ardhshme, furnizimin e Ukrainës me armë për mbrojtje dhe vendosjen e paqeruajtësve ndërkombëtarë në zonën tampon të demilitarizuar në Donbas. Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë raportimet për propozimin e Erdoganit, duke e quajtur atë “të pabazë” dhe se ishte një kusht që do të ishte “i papranueshëm” për Rusinë.

Mediat botërore, duke përfshirë Reuters dhe New York Times, raportuan të dielën se administrata e presidentit amerikan në largim Joe Biden autorizoi Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë ATACMS për sulme thellë në territorin rus.

Ndërsa, Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë konfirmuar këtë informacion.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fetai: Kurtin po e kritikojnë opozita e 20%-shit, me VLEN-in shqipja nuk do të jetë përqindje
Next Article Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?