By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filloi rigjykimi për spitalin modular në Tetovë, të akuzuarit theksuan se nuk ndjejnë faj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filloi rigjykimi për spitalin modular në Tetovë, të akuzuarit theksuan se nuk ndjejnë faj
Maqedoni

Filloi rigjykimi për spitalin modular në Tetovë, të akuzuarit theksuan se nuk ndjejnë faj

D. V.
Last updated: 18/03/2025 13:04
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 18 mars – Filloi debati kryesor për rigjykimin për spitalin modular në Tetovë i cili deri më tani ishte shtyrë katër herë. Drejtorët e atëhershëm Florin Besimi dhe Artan Etemi të cilët akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Gjithashtu edhe përfaqësuesi i personit juridik ISHP Spitali Klinik për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” theksoi se nuk ndjejnë përgjegjësi. Pas deklarimit gjykatësi i ri udhëheqës Rexhep Musa caktoi pauzë gjysmë ore.

Gjykata e Apelit në Gostivar në prill të vitit 2024 mori vendim që përsëri të ketë gjykim për dy ish drejtorët dhe Spitalin Klinik si subjekt juridik. Procesi duhej të fillonte më 26 qershor të vitit 2024, por u shty për 25 shtator 2024, pastaj për 5 nëntor 2024 dhe për 15 janar 2025.

Më 5 qershor të vitit 2023 Gjykata Themelore Tetovë caktoi dënim me kusht për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, përderisa personi juridik ISHP Spitali Klinik ishte shpallur fajtor për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” në procesin gjyqësor pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë të vitit 2021 kur jetët i humbën 14 persona. Gjykata atëherë vendosi të ketë aktvendim lirues për mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin Klinik për veprën “mosveprim sipas rregullave shëndetësore”.

Sipas gjykimit, të akuzuarve Florin Besimi dhe Artan Emini u ishte caktuar masa burg nga një vit e gjysmë, dënim me kusht dhe dënimi i caktuar me burg nuk do të kryhet nëse të akuzuarit secili për vete në kohë prej tre vjetëve nuk kryejnë vepër të re penale. Një person juridik duhej të paguante dënim në të holla në vlerë prej një milion denarë, 30 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit.

Edhe gjykimi i parë filloi më 7 dhjetor të vitit 2022, pasi deri atëherë kishte katër shtyrje.

Për zjarrin në spitalin modular të Tetovës i cili ndodhi më 8 shtator të vitit 2021 në të cilin 14 njerëz i humbën jetët, më 27 korrik të vitit 2022 Prokuroria ngriti akuzë në Gjykatën Themelore Tetovë, pasi dhjetë muaj u zhvillua procedurë hetuese.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga sot pacientë do të dërgohen edhe në Itali, Holandë dhe Belgjikë, ekipe të mjekëve nga Çekia dhe Izraeli tashmë ndodhen në vend
Next Article Progresi i Shqipërisë në BE, Hasani takon homologun Barrot në Paris

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?