By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Gabime fëmijësh”, Rodri kritikon ashpër bashkëlojtarët e tij pas humbjes ndaj Brightonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Gabime fëmijësh”, Rodri kritikon ashpër bashkëlojtarët e tij pas humbjes ndaj Brightonit
Sport

“Gabime fëmijësh”, Rodri kritikon ashpër bashkëlojtarët e tij pas humbjes ndaj Brightonit

admin
Last updated: 01/09/2025 09:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Rodri ishte jashtëzakonisht i zemëruar pas humbjes së Manchester City ndaj Brighton të dielën, duke akuzuar shokët e skuadrës për “gabime fëmijësh”.

Para paraqitjes zhgënjyese të Cityt në stadiumin ‘Amex’, ku golat nga James Milner dhe Brajan Gruda i dhanë fitoren me përmbysje vendasve, skuadra e Guardiolës pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier.

Kjo është hera e parë që City humbet dy nga tre ndeshjet e para të kampionatit nën drejtimin e Guardiolës, dhe hera e parë që nga sezoni 2004/2005 që klubi regjistron një fillim kaq të dobët. Aktualisht, ata ndodhen në vendin e 12-të në tabelë.

“Për të qenë i sinqertë, nuk më intereson. Njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan. Ne thjesht duhet të punojmë fort dhe të fokusohemi tek vetja jonë  dhe të flasim në fund të sezonit”.

“Jemi të zhgënjyer sepse jemi Manchester City dhe vijmë këtu për të fituar, por kjo është realiteti. Prej një kohe shumë të gjatë, nuk jemi në nivelin që duhet”.

“E vetmja mënyrë për t’u rikthyer është të shikojmë nga vetja. E nisëm mirë, por në pjesën e dytë rënuam pak. Pastaj, me presionin e tyre në shtëpi, bëmë dy gabime dhe rezultati u bë 2-1”.

“Na mungon niveli. Nuk e di, quajeni si të doni. Është çështje e skuadrës dhe e ndryshimeve, lojtarët e rinj duhet të përshtaten, dhe sigurisht kur ndryshon kaq shumë ekipin, është e vështirë”.

“Ky është realiteti ynë, nuk ka vend për justifikime. Duhet të kuptojmë se kjo nuk është rruga për të arritur suksesin. Tani le të shkojmë në pushimin ndërkombëtar dhe të pastrojmë mendjen”, ka thënë Rodri.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rregulla të reja për miratimin e automjeteve
Next Article Cate Blanchett magjeps me fustan me pupla në premierën e filmit “Father Mother Sister Brother” në Festivalin e Filmit në Venecia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?