By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gallapeni me postim emocionues pasi kompletoi transferimin te Widzew Lodz, falënderon të gjithë ata që e mbështetën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Gallapeni me postim emocionues pasi kompletoi transferimin te Widzew Lodz, falënderon të gjithë ata që e mbështetën
Sport

Gallapeni me postim emocionues pasi kompletoi transferimin te Widzew Lodz, falënderon të gjithë ata që e mbështetën

admin
Last updated: 30/06/2025 12:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Talenti i ri i futbollit kosovar, Dion Gallapeni, ka zyrtarizuar kalimin e tij në klubin polak Widzew Lodz. Mesfushori premtues i është bashkuar një prej klubeve elitare të Polonisë, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.

Pas një periudhe të rëndësishme zhvillimi me Prishtinën dhe pas përfaqësimeve të suksesshme me moshat e Kosovës dhe Kombëtaren A, Gallapeni ka vendosur të ndërmarrë hapin e radhës në rrugëtimin e tij profesionist.

Klubi polak ka shfaqur interes serioz për të, dhe transferimi është tashmë i kompletuar, ku Prishtina ka fituar 300 mijë euro nga shitja e tij.

Nëpërmjet një postimi emocional në rrjete sociale, Gallapeni falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij deri më tani:

“Të dashur tifozë, nga sot po fillon një kapitull i ri në jetën time me ekipin polak Widzew Lodz, jam shumë i lumtur që i jam bashkuar këtij klubit të madhë me të cilët pres suksese të mëdha. Faleminderit shtyllën e jetës sime, familjen, për gjithçka çfarë ka bërë për mua”.

“Falënderoj përzemërsisht klubin ku u zhvillova, FC Prishtina, për gjithçka çfarë ka bërë për mu, për emocionet e jashtëzakonshme që ndamë së bashku, çdo përjetim aty do të jetë i paharruar për mua, ky klub dhe ai qytet do të jetë familja ime e dytë çdo herë. Falënderoj shkollën e futbollit Winner për hapat e parë dhe kujdesin ndaj meje”.

“Nuk gjej fjalë si të falënderoj njeriun që ka bërë gjithçka për mua, njeriun që ka sakrifikuar gjithçka nga vetja që të jem unë, ky që jam sot, Kadri Cikaqi është rrugëtari i karrierës sime dhe njeriu që pa të asgjë nuk do të ishe e mundur”.

“Ju premtoj që ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tim, besoj dhe shpresoj në suksese të mëdha si me ekipin e re po ashtu edhe me ekipin kombëtar”.

“Falënderues përjetësisht të gjitha atyre që më kanë mbështetur dhe kanë bërë gjithçka për mua”.

Me këtë hap të rëndësishëm, Dion Gallapeni shpreson të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, ndërsa mbetet një prej emrave më premtues të gjeneratës së re të futbollit kosovar.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Oficerja e FSK-së, gruaja e parë që përfundon trajnimin “Ranger School” në ShBA
Next Article Kourtney Kardashian lavdërohet nga fansat për mungesën në dasmën e Bezos: Po jeton jetën tënde më të mirë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?