By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: GAP: Transparenca buxhetore në Kosovë në nivel të kufizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > GAP: Transparenca buxhetore në Kosovë në nivel të kufizuar
Maqedoni

GAP: Transparenca buxhetore në Kosovë në nivel të kufizuar

admin
Last updated: 12/12/2024 12:46
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Instituti GAP ka prezantuar rezultatet nga “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën”, sipas të cilit rezulton se transparenca buxhetore në Kosovë është në një nivel të kufizuar, raporton Ekonomia Online.

Alexander Albertine, drejtor i Zyrës së Rritjes Ekonomike në USAID Kosovë, theksoi rëndësinë strategjike të kontratës sociale dhe transparencës në procesin e krijimit të buxhetit.

Ai e cilësoi këtë diskutim si një mundësi për të përmirësuar gjendjen në Kosovë, duke u fokusuar në avancimin e transparencës dhe bashkëpunimit për ta bërë atë një pjesë integrale të shtetit.

“Ka shumë pak gjëra që kanë po aq rëndësi që janë aq strategjike sesa kontrata sociale se sa mënyra se si krijohet buxheti dhe si merr informata të popullit të gjerë, sigurimin e transparencës. Diskutimi i sotëm është thjeshtë kuptim më i thellë i përmirësimit të gjendjes në Kosovë. Një prej mesazheve që dua ta sqarojë, dua ta shohim si një gjendje bazë pikë fillestare nga ajo se çka po ndodh në Kosovës, si mund të punojmë bashkë për të punuar për të siguruar transparenca të jetë pjesë integrale në Kosovë. Ka pasur shumë progres në 25 viteve të fundit dhe 16 vjet pas pavarësisë ne kemi pasur krenarinë të arrijmë të gjitha këto gjëra. Ky raport na jep një fazë të re për të arritur kaq shume për të ruajtur vlerat kyçe e kushtetuese kam pasur mundësinë që të lexojë të gjitha informatat dhe shpresoj të hyjmë edhe më thellë dhe të kemi mundësi për të bashkëpunuar”, ka thënë Albertine.

Rrona Zhuri, nga Instituti GAP, ka prezantuar raportin për Anketën e Buxhetit të Hapur 2023, që ishte një vlerësim pilot për Kosovën, duke u fokusuar në tre institucione kryesore: Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Kuvendin e Kosovës dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Ajo njoftoi se ky ishte vlerësimi i parë i këtij lloji në Kosovë, ku u analizuan tetë dokumente buxhetore për të vlerësuar nivelin e transparencës buxhetore.

“Gjatë këtij viti GAP ka realizuar anketën për Buxhetin e Hapur 2023x jemi fokusuar në tri institucione të Kosovës. Instituti GAP realizoi anketën OBS si vlerësim pilot për Kosovën, duke u fokusuar në dokumentet dhe aktivitetet e publikuara gjatë vitit 2022 për vitin fiskal 2023. Vlerësimi përfshiu Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) Kuvendin e Kosovës dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit. Kjo është hera e parë që një vlerësim i tillë realizohet në Kosovë. Anketa vlerësoi tetë dokumente buxhetore për të analizuar nivelin e transparencës buxhetore. Anketa e Buxhetit të Hapur (Open Budget Survey, OBS) e zhvilluar nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit (International Budget Partnership, IBP), shërben si një mjet për të vlerësuar elementet kryesore të qeverisjes dhe llogaridhënies së qeverive në mbarë botën, përmes një pyetësori gjithëpërfshirës dhe hulumtimit të bazuar ne fakte. Në vitin 2023, Anketa e Buxhetit të Hapur vlerësoi 125 vende ne nivel qendror në tri fusha kryesore: pjesëmarrja publike, mbikëqyrja e buxhetit dhe transparenca. Rezultatet e anketës pilot të OBS tregon se Kosova ka shënuar rezultat deri 50 (nga 100) në Indeksin e transparencës se Buxhetit… Ky rezultat tregon se transparenca buxhetore në Kosovë është në një nivel të kufizuar. Në aspektin e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë”, ka thënë ajo.

Salvador Elmazi, Drejtor i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ka theksuar rëndësinë e kohës dhe analizës përgatitore në procesin e ndarjes buxhetore.

Ai ka sqaruar se pas miratimit të buxhetit, nuk fillon menjëherë ekzekutimi, por fillon me dëgjimet buxhetore në shtator dhe mund të ketë vonesa, siç ndodhi me disa komuna që nuk e miratuan në kohë buxhetin.

“Si ministri kemi nevojë për më shumë kohë për të analizuar dokumentin dhe për të planifikuar ndonjë veprim. Ka edhe Kuvendi rolin e tij në mbikëqyrjen dhe aprovim është një projektligj minore e ndarjes buxhetore në këtë raport është kompleks në përfshirjen e institucioneve të Kosovës. Projekti i buxhetit nuk fillon menjëherë pas aprovimit, por në fillim vit, kemi dëgjimet buxhetore që mbahet në fillim të shtatorit. Kemi situatë specifike ku tre komuna nuk e kanë aprovuar me kohë buxhetin. Të gjitha këto aprovime të vonshme na shkakton problem në fund vitit, është një angazhim dhe ngarkesë. Ne mundohemi të jemi sa më afër realizimit të këtyre objektivave dhe me kërkesat ligjore. Është rast i mirë në këtë raport rekomandimet janë praktika të ndryshme dhe është një rast i mirë për shkak se Kosova është në hartim të ligjit të menaxhimit të buxhetit”, ka theksuar Elmazi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çarja e madhe e Guxo në prag të zgjedhjeve, Gërvalla del me sqarim, tregon se në listë kanë vetëm 15 kandidatë
Next Article “Jam me nxitim sot” – Kurti refuzon të deklarohet për thirrjen e Prokurorisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?