By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çarja e madhe e Guxo në prag të zgjedhjeve, Gërvalla del me sqarim, tregon se në listë kanë vetëm 15 kandidatë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çarja e madhe e Guxo në prag të zgjedhjeve, Gërvalla del me sqarim, tregon se në listë kanë vetëm 15 kandidatë
Maqedoni

Çarja e madhe e Guxo në prag të zgjedhjeve, Gërvalla del me sqarim, tregon se në listë kanë vetëm 15 kandidatë

admin
Last updated: 12/12/2024 12:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dy degë në dy qytete mjaftë të mëdha, ajo e Ferizajt dhe Pejës, kanë ndarë rrugët me drejtuesit e partisë Guxo dhe kanë vendosur që të shuajnë aktivitetin e tyre përkrahës ndaj Donika Gërvallës dhe Faton Pecit për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Dega e Ferizajt që drejtohet nga Burim Meta ka shprehur pakënaqësitë me mënyrën se si po drejtohet partia, ndërkohë Dega e Pejës në reagimin e sotëm kanë treguar se shkak i mospërkrahjes për Gërvallen dhe Pecin është fakti që kjo degë s’është përfshirë me kandidatë për deputetë fare, ndonëse thonë se kanë pasur sukses në zgjedhjet e fundit.

Për këtë ka reaguar menjëherë bashkëdrejtuesja e GUXO, Donika Gërvalla-Schwarz, duke thënë se gjithmonë do të ketë persona të cilët aktivizohen vetëm në momentin kur s’përfshihen në listë për deputetë.

Gërvalla ka hedhur akuza edhe ndaj mediave të cilët sipas saj po e sulmojnë partinë e saj.

“Para se të ngazëllehen ato media, të cilat me agresivitet të pazakonshëm dhe të panevojshëm sulmojnë Partinë Guxo, më lejoni të bëj një sqarim të shkurtër” nis reagimi i Donikës.

“Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë persona, të cilët kur nuk përfshihen, për arsye të ndryshme, në listën e kandidatëve për deputetë, tek atëherë aktivizohen e zgjohen. Mllefin, jo rrallë, e shprehin duke personalizuar e privatizuar strukturat partiake dhe duke pretenduar se partia po shuhet pse ata nuk janë në lista zgjedhore. Partia Guxo dhe e gjithë struktura e saj, dhe këtë e them me përgjegjësinë jo vetëm të bashkëkryetares së Partisë Guxo, por edhe si kryetare e Degës së Partisë Guxo në Pejë, sot është më e fortë, më e konsoliduar e më unike se kurrë. Me listën tonë prej 15 kandidatësh, në partneritet me VV dhe Alternativën, në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të fitojmë fuqishëm e do të vazhdojmë punët e mira për Kosovën”, ka shkruar Gërvalla.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ do të bashkëpunojë me katër institucione për të verifikuar kandidatët për deputetë
Next Article GAP: Transparenca buxhetore në Kosovë në nivel të kufizuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?