By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi nga Marakesh: Zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare për t’u përballur me sfidat e Mesdheut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi nga Marakesh: Zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare për t’u përballur me sfidat e Mesdheut
Maqedoni

Gashi nga Marakesh: Zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare për t’u përballur me sfidat e Mesdheut

admin
Last updated: 23/05/2025 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti sot fjalim në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, që po mbahet në Marrakesh, Mbretëria e Marokut, duke theksuar se Forumi është platformë e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit midis vendeve mesdhetare në fusha të tilla si ekonomia, demokracia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në fjalën e tij, Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut, ndonëse e vogël në territor, ka ambicie të mëdha dhe vizion të qartë për të ardhmen.

“Ne e kuptojmë fuqinë e lidhshmërisë – ekonomike, politike dhe njerëzore”, tha ai, duke theksuar angazhimin e vendit ndaj bashkëpunimit rajonal dhe prosperitetit të përbashkët.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet Rajoni i Mesdheut, ndryshimet klimatike, migrimet, pabarazitë ekonomike, Gashi bëri thirrje për zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare dhe theksoi se forume të tilla janë mundësi për veprime konkrete, jo vetëm për diskutim.

“Duhet të krijojmë mekanizma për investime gjithëpërfshirëse, t’i inkurajojmë brezat e rinj dhe të përparojmë ekonominë e gjelbër. Maqedonia e Veriut është e gatshme të japë kontribut aktiv”, tha Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi po punon në mënyrë aktive për të harmonizuar legjislacionin me standardet evropiane, me qëllim të krijimit të mjedisit ekonomik, transparent, të drejtë dhe konkurrues.

Në fund të fjalës së tij, Gashi bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit midis parlamenteve, bizneseve dhe qytetarëve të vendeve të Mesdheut, me qëllim të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët të bazuar në paqe, prosperitet dhe solidaritet.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pjesëmarrja e deputetes Vasilevska në takimin e Komitetit të Përhershëm të APKE-së në Maltë
Next Article Ushtruesit e aktivitetit energjetik nga 29 maj deri më 30 qershor duhet të iniciojnë kërkesë për ndryshimin e licencës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?