By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushtruesit e aktivitetit energjetik nga 29 maj deri më 30 qershor duhet të iniciojnë kërkesë për ndryshimin e licencës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ushtruesit e aktivitetit energjetik nga 29 maj deri më 30 qershor duhet të iniciojnë kërkesë për ndryshimin e licencës
Maqedoni

Ushtruesit e aktivitetit energjetik nga 29 maj deri më 30 qershor duhet të iniciojnë kërkesë për ndryshimin e licencës

admin
Last updated: 23/05/2025 15:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Brenda një muaji, nga 29 maj deri më 30 qershor, kryerësit e aktivitetit energjetik duhet të paraqesin kërkesë për ndryshim të licencës deri te Komisioni rregullator i energjetikës (KRRE). Konform ligjit të ri të energjetikës, këtë detyrë e kanë edhe bartësit e licencave të punës testuese.

Siç njoftoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, ndryshimi i licencës është falas, ndërsa bartësve nuk u paguhet asnjë kompensim.

Për momentin janë lëshuar 8.800 licenca, ndërsa për punë testuese rreth 150. Me ndryshimin, në licenca do të përfshihen edhe ndryshimet në Ligjin e ri të energjetikës.

“Nëse bartësit nuk i paraqesin kërkesat, licencat e tyre do të ndërpriten. Ne edhe nga sistemi jonë i monitorimit në të gjitha email adresat që na kanë dorëzuar do të njoftojmë bartësit e licencave dhe pres që të gjithë t’i përmbushin këto detyrime”, ka thënë Bislimovski.

Ai informoi gjithashtu se bartësit e licencave për punën testuese do të mund të vazhdojnë licencat e tyre vetëm për qëllimin e testimit të performancës teknike të objektit energjetik dhe ndikimit në sistemin energjetik me të cilin është i lidhur objekti. Dispozitat e Ligjit të ri nuk parashikojnë licencë të përkohshme.

“KRRE kryen kontrolle të rregullta të të gjitha kompanive të licencuara që kanë marrë licencë nga ana jonë. Në të kaluarën KRRE ndryshonte licencat pas miratimit të ndonjë ligji të ri për energjetikë në rrugë zyrtare, ndërsa tani duke pasur parasysh se ka një numër më të madh licencash, ata vetë paraqesin kërkesat. Nuk ka mbyllje të asnjë tregu, ka edhe licenca të lëshuara për kompani që kryejnë aktivitete adekuate energjetike, ndërsa nuk ishin aktive në disa nga tregjet e energjisë elektrike, gazit natyror, derivateve të naftës,… Thjesht do të bëhet pastrim i licencave të lëshuara në KRRE, ata që janë bartës serioz do të paraqesin aplikimet e tyre, duke marrë parasysh se mjaft licenca janë lëshuar në periudhën e fundit, do të pastrohen ata që kryejnë aktivitetin e duhur dhe janë aktivë në të gjitha tregjet, jam i sigurt se do të paraqesin kërkesë. Ka disa që nuk janë aktivë dhe gjatë afatit të licencës nuk informojnë se ajo duhet të ndërpritet”, ka thënë Bislimovski.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi nga Marakesh: Zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare për t’u përballur me sfidat e Mesdheut
Next Article Mickoski: Samiti i NATO-s në Hagë, mundësi për takim dypalësh me Bullgarinë, në të cilin do të merrnin pjesë edhe Koshta, Fon der Lajen, Kalas, Rute

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?