By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi Kombëtar i Fierit, Balluku: Fitojmë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuvendi Kombëtar i Fierit, Balluku: Fitojmë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën
Shqipëri

Kuvendi Kombëtar i Fierit, Balluku: Fitojmë mandatin e katërt, Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën

admin
Last updated: 23/01/2025 15:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kuvendet Rinore të Partisë Socialiste në të gjithë vendin do të kulmojnë në 1 shkurt me Kuvendin Kombëtar për Shqipërinë 2030.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Kuvendi Rinor i Fierit.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike e PS-së në qarkun e Fierit u shpreh në fjalën e saj këtë Kuvend Rinor se, “kjo rini sot është forca që formëzon të sotmen, është forca që përmes profesionalizmit, përmes aftësisë, mençurisë dhe pjekurisë shpeshherë ju ka bërë që ju të jeni sot vendimtarë dhe jo thjesht e ardhmja e vendit”.

“Vetëm nëse jemi bashkë ne do të marrim një mandat të katërt dhe jo se duam karrigen. Do të marrim një mandat të katërt, sepse Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën, ka nevojë për vizionin e tij, Shqipëria ka nevojë për Partinë Socialiste”, u shpreh Balluku.

Një prej të rejave u shpreh se, “jam nga ata të rinj që dua që të ardhmen time ta investoj në vendin tim dhe kjo jo rastësisht, por sepse unë frymëzohem prej ndryshimeve në infrastrukturë, prej përmirësimit në shërbime, prej vlerësimeve në paga, por mbi të gjitha prej më shumë mundësive”.

Një tjetër i ri vuri theksin në fjalën e tij te rindërtimi i shkollave.

“Shkollat tona janë rikonstruktuar, janë rindërtuar shkolla të reja, janë pajisur me laboratorë modernë duke sjellë një teknologji të lartë për një zhvillim digjital të të gjithë nxënësve. Por më e rëndësishmja kemi sjellë në jetë shkollat, duke i bërë hapësira ku të gjithë të rinjtë e gjejnë veten e tyre në sport, në art dhe në shkencë”, tha ai.

“Si një votuese për herë të parë dhe gjithashtu si një sipërmarrëse e re kam zgjedhur që të mbështes PS-në, pasi besoj në vizionin e saj për një të ardhme më moderne dhe më të drejtë”, theksoi një tjetër e re.

Një e re nga Fieri bëri thirrje për aktivizim të rinisë.

“Ftojini të gjithë moshatarët tuaj të jenë pjesë aktive e organizatës rinore më të madhe në vend me mundësitë më të mëdha për t’u zhvilluar dhe për t’i sjellë ndryshim në çdo qelizë”, tha ajo.

Një prej të rinjve theksoi se, rinia është energjia më e mirë e PS.

“Duhet të kuptoni që ju jeni energjia më e mirë e PS, ju jeni e ardhmja dhe shpresa jonë, ju jeni qytetari model dhe social dhe ju jeni pikërisht arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë punën dhe të marrim mandatin tonë të 4-ët”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article GJKKO kalon për gjykim dosjen e “Sterilizimit”, Beqaj kundër gjykimit të shkurtuar
Next Article Proda pret ambasadorin e Brazilit: Thellojmë bashkëpunimin për goditjen e krimeve ndërkombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?