By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gliko me portokalle – e parezistueshme në shije
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuzhina > Gliko me portokalle – e parezistueshme në shije
Kuzhina

Gliko me portokalle – e parezistueshme në shije

admin
Last updated: 31/05/2024 12:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE
Glikoja e portokallit kombinohet në mënyrë perfekte në ëmbëlsira të ngryshme siç janë kekët, akulloret apo parfetë.

Për disa, shija e Glikosë së Portokallit është më e mirë se vet shija e frutit. Dhe s’kanë faj!

Contents
Glikoja e portokallit kombinohet në mënyrë perfekte në ëmbëlsira të ngryshme siç janë kekët, akulloret apo parfetë.Gliko me Portokalle në Kushtet e ShtëpisëPergatitja e PortokallevePërgatitja e GlikosëProcesi i funditPërbërësit
Çdo gliko shqiptare dallon në shijen unike që ka. Secila është marrosëse në teksturën e saj të shijshme, aq sa nuk ndan dot se cila është e preferuara.

Fantastike në shije dhe mrekulluese me aromën e saj, glikoja e portokallit kombinohet në mënyrë perfekte në ëmbëlsira të ngryshme siç janë kekët aq shumë të dashur nga të gjithë.

Por ajo u shton edhe më shumë shije akulloreve apo parfeve të  ftohta, ndërsa mund të plotësojë në mënyrën më perfekte dëshirën për një ëmbëlsirë.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e ëmbël të kësaj glikoje fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt.

Gliko me Portokalle në Kushtet e Shtëpisë

Pergatitja e Portokalleve

Me ndihmën e një rendeje qërojmë vetëm sipërfaqen e cipës së portokalleve kokërr.

Më pas, presim portokallet në thela-thela me radhë.

Të gjitha thelave një e nga një u shtrydhim lëngun dhe përmes një gjilpere me pe i vendosim në formën e rolesë në një varg.

Secili prej vargjeve duhet të ketë jo më shumë se 15 copë thela portokalle.

Përgatitja e Glikosë

Vargjet me thelat e portokalleve i vendosim në një enë të madhe me ujë.

Ujin e ndërrojmë tre herë përgjatë gjithë ditës derisa të sigurohemi që hidhërimi i portokalleve të ketë ikur plotësisht. Më pas, portokallet i kullojmë.

Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin. Masat e ujit do jetë një gotë ujë në një kilogram sheqer.

I lëmë të zjejnë dhe kujdesemi të heqim shkumën e cila nis të krijohet gjatë procesit të zjerjes.

Pasi kemi hequr shkumën dhe shurupi trashet në formën e sherbetit hedhim brenda enës vargjet me portokalle.

Procesi i fundit

Vargjet me portokalle i lëmë të zhytura në shërbet derisa të nisin zjerjen. Gjatë procesit kujdesemi që të heqim shkumën.

Nga momenti që nis zjerja e lëmë përreth 20 minuta në zjarr.

Më pas e heqim nga zjarri dhe e lëmë në tenxhere. Ditën tjetër e vendosim prapë në zjarr të zjejeë derisa sherbeti të lidhet, pra shurupi të jetë i trashë.  Më pas, hedhim lëngun e limonit dhe e trazojmë.

E heqim nga zjarri dhe pasi ftohet e vendosim të kavanozat e sterilizuar. Sipas dëshirës mund t’i hedhim pak kanellë, karafila apo pak vanilje.

Përbërësit

  • 2 kg portokalle
  • 2 kg sheqer
  • 2 gota me ujë
  • Vanilje, kanellë, karafila sipas dëshirës
  • Lëng Limon ose limontos ( limontos një lugë kafe/limon nje kokërr lëngun)/AgroWeb.org

You Might Also Like

Mish rose me portokall, ja si ta përgatisni

Si të përgatisni xhem me dredhëza në shtëpi?

Spageti me pesto genoveze

Sallatë me kungull të pjekur dhe rukola

Ëmbëlsirë me kungull

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qifqitë – Më të mirat e sofrës gjirokastrite
Next Article Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?