By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gostivari në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë tetë këshilltarë më pak, ndryshime do të ketë edhe në komunat e tjera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gostivari në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë tetë këshilltarë më pak, ndryshime do të ketë edhe në komunat e tjera
Maqedoni

Gostivari në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë tetë këshilltarë më pak, ndryshime do të ketë edhe në komunat e tjera

admin
Last updated: 10/02/2025 14:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Komuna e Gostivarit do të pësojë rënien më të madhe të numrit të këshilltarëve për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku në vitet e ardhshme do të ketë tetë këshilltarë më pak. Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002, kjo komunë kishte 81.000 banorë, që sipas ligjit duhet të kishte 31 ulëse për këshilltarët, por sipas rezultateve të vitit 2021, Gostivari ka një popullsi rezidente prej 59.770 banorë, që do të thotë se numri i këshilltarëve do të jetë 23.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, numri i vendeve të këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve dhe nuk duhet të jetë më i vogël se nëntë (në komunat me deri në 5000 banorë) dhe nuk duhet të jetë më i madh se 33 këshilltarë. Përjashtim nga kjo bën Qyteti i Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale që rregullohet me ligj të veçantë.

Në 10 komuna do të zvogëlohet edhe numri i ulëseve të këshillit, ndërsa nga më të mëdhatë, më pak vende të këshillit do të ketë në Kumanovë (minus dy) dhe Kriva Pallankë (minus katër).

Për më tepër, këshillat në komunat Jegunovcë, Tearcë, Novo Sellë dhe Zhelinës do të kenë katër këshilltarë më pak, ndërsa këshillat në Debërcë, Pehçevë dhe Qendër Zhupë do të kenë dy këshilltarë më pak.

Numri i këshilltarëve do të rritet vetëm në komunën e Karposhit të Shkupit, ku numri i këshilltarëve do të rritet nga 23 që janë aktualisht në 27, si dhe në komunën e Studeniçanit, ku do të ketë rritje nga 15 në 19.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pacolli: Koalicioni për Familjen do të vazhdojë të punojë me përkushtim
Next Article Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?