By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacolli: Koalicioni për Familjen do të vazhdojë të punojë me përkushtim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pacolli: Koalicioni për Familjen do të vazhdojë të punojë me përkushtim
Maqedoni

Pacolli: Koalicioni për Familjen do të vazhdojë të punojë me përkushtim

admin
Last updated: 10/02/2025 14:07
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Derisa sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, koalicioni për Familjen nuk arriti të kalonte pragun zgjedhor për të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës, lideri i AKR-së Begjet Pacolli, ka thënë se i vjen keq që humbi një mundësi e rëndësishme për t’i dalë në mbështetje familjes.

Megjithatë, Pacolli thotë se beson fuqishëm që ky koalicion do të vazhdojë punën me shumë përkushtim në mbrojtje të familjes.

Ai ka shprehur mirënjohje ndaj votuesve dhe partnerëve të këtij koalicioni që sipas tij, dhanë gjithçka që kishin në dorën e tyre.

“Shpreh mirënjohje të thellë për partnerët tanë të koalicionit, aktivistët që bënë të mundur zhvillimin e një fushate dinjitoze, si dhe kandidatët për deputetë që garuan me përkushtim. Ju keni dhënë gjithçka që ka qenë në dorën tuaj. Nga ana tjetër, më vjen keq që humbëm një mundësi të rëndësishme për t’i dalë në mbështetje familjes, dinjitetit dhe traditës sonë, vlera këto që mbrohen edhe nga shoqëritë më demokratike në botë. Besoj fuqishëm se ky koalicion në të ardhmen duhet të vazhdojë të punojë me më shumë përkushtim, sepse familja jonë tradicionale meriton të mbrohet dhe të fuqizohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Britania po konsideron eksportimin e armëve në Kosovë
Next Article Gostivari në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë tetë këshilltarë më pak, ndryshime do të ketë edhe në komunat e tjera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?