By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grupi parlamentar socialist takon delegacionin e Parlamentit Evropian për avancimin e axhendës së reformave evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Grupi parlamentar socialist takon delegacionin e Parlamentit Evropian për avancimin e axhendës së reformave evropiane
Shqipëri

Grupi parlamentar socialist takon delegacionin e Parlamentit Evropian për avancimin e axhendës së reformave evropiane

admin
Last updated: 29/10/2024 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Grupi i deputetëve të Partisë Socialiste, anëtarë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit, priti ditën e sotme një delegacion deputetësh nga Parlamenti Evropian në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Takimi u përqendrua në disa çështje kyçe si sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe zgjedhjet, zhvillimi ekonomik dhe turizmi, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, në emër të grupit parlamentar, vlerësoi rolin e Kuvendit dhe të këtij komiteti në promovimin dhe monitorimin e reformave për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve evropiane.

Ai theksoi rëndësinë historike të këtij momenti në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si rezultat i angazhimit serioz të Shqipërisë në reformat evropiane.

“Hapja e kapitujve është një arritje e madhe, duke shënuar një gurthemeli historik në rrugëtimin tonë drejt ribashkimit të plotë evropian. Çdo sukses në këtë proces është një hap përpara jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin,” u shpreh Peleshi.

Ai theksoi se, përparimi i Shqipërisë përfshin, por nuk ndalet vetëm te përmirësimi i legjislacionit, duke përfshirë forcimin e të drejtave të njeriut dhe reformat në administratën publike, të cilat janë thelbësore për axhendën evropiane.

Në këtë takim, kreu i grupit parlamentar socialist konfirmoi angazhimin e Partisë Socialiste për të bërë çdo përpjekje të mundshme në ndjekjen e axhendës së reformave evropiane.

Në përfundim, Peleshi falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt procesit të integrimit, duke e cilësuar si një element kyç për të ndërtuar një të ardhme evropiane të qëndrueshme dhe prosperuese.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferencë studentore për efikasitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm – SKEEOR 2024
Next Article Rama: Plan agresiv për të frenuar vjedhjen e pensioneve nga sipërmarrësit dhe punëmarrësit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?