Shkup, 6 tetor – Derisa bisedimet po vazhdojnë, durimi i mësimdhënësve po mbaron. Arsimtari i matematikës pranë shkollës fillore “Panajot Ginovski”, Salahudin Hamidi i revoltuar thotë se buxheti për rritjen e pagave në arsim është paraparë që vitin e kaluar, por siç thekson, për për çështje politike nuk po respektohen marrëveshjet kolektive.
“Në kohën e fundit vetëm ka filluar të humb durimi i mësimdhënësve, arsimtarëve sepse ato po e bëjnë punën e tyre për të mirën e fëmijëve, për të nesërmen e atyre dhe e nesërmja varet prej punës, nëse t’i e stimulon arsimtarin me rrogë sipas proporcionit që mos të merren masa më radikale, d.m.th. me protesta me gjithçka që është sipas marrëveshjes kolektive se ne po i rrespektojmë, mirëpo diku po çalon, duhet të shihet se ku është pengesa e marrëveshjes që ajo po zvarritet, pasi që nëse zvarritet deri në mars mund të zvarritet deri në shtatorin e ardhshëm që d.m.th. dy vite po bëhen dhe durimi mbaron”. – deklaroi Salahudin Hamidi, arsimtarë.
Për mos rritjen e pagave në arsim dy ditë më parë ka reaguar opozita maqedonase. “Kanë ndërprerë trendin e rritjes së planifikuar të pagave dhe kanë marr vendim të turpshëm dhe degradues për rritje, për vetëm 0.7 përqind, që është 200 deri në 300 denarë.” – akuzon partia e Filipçes.
Nga ana tjetër, ministrja e financave më 4 tetor deklaroi se në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet edhe rritja e premtuar e pagave në sektorin e arsimit. Bisedimet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit do të vazhdojnë edhe gjatë javës që vjen.