By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Po punojmë intensivisht në zgjidhjen e problemit me ndotjen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Po punojmë intensivisht në zgjidhjen e problemit me ndotjen
Maqedoni

Mexhiti: Po punojmë intensivisht në zgjidhjen e problemit me ndotjen

admin
Last updated: 06/10/2024 17:31
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Një nga prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është pikërisht ndotja dhe punojmë me partnerët tanë, të cilët ofrojnë grante, ndihmë, përvojë dhe njohuri. Punojmë intensivisht për këtë. Mendoj se me zgjerimin e ngrohjes qendrore dhe zhvillimin e saj në nivel të qytetit dhe zonave urbane dhe në të ardhmen me gazifikimin e shtetit dhe me masat që po marrim, ngadalë por me siguri do ta zgjidhim këtë problem, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. Ai shtoi se nuk ekziston një masë e vetme për të zgjidhur problemin e ndotjes.

Mexhiti, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re, informoi për projektet e realizuara deri më tani.

“Qeveria mori vendim për ndarjen e 35 milionë eurove për kampusin universitar “Nëna Terez[“. Kjo është ndarja e parë kaq e madhe dhe domethënëse e fondeve për ofrimin e arsimit të lartë cilësor në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Vetëm kështu do të mund ta mbrojmë dhe ta përmirësojmë gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj”, tha Mexhiti.

Theksoi se e kanë filluar betejën me lojërat e fatit. “Vitet e fundit kjo u bë një kancer i shoqërisë. Mijëra bashkëqytetarë tanë pësuan dëme financiare, familjare, morale dhe ekonomike. Mijëra njerëz tanë ikën jashtë shtetit. Qeveria e mëparshme i solli lojërat e fatit në çdo rrugë, çdo lagje, përpara çdo shkolle dhe çdo këndi lojërash. Në fund ata donin ta sillnin atë në telefonat dhe kompjuterët e fëmijëve tanë. E kemi ndaluar këtë”, theksoi Mexhiti.

Bëri me dije se u janë hequr licencat ilegale tri kompanive për lojëra të fatit në internet. “I hoqëm faqet e internetit, të cilat organizonin në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme lojëra të fatit. E realizuam një premtim që askush nuk e kishte menduar se do ta përmbushnim”, nënvizoi Mexhiti.

Ai informoi se Qeveria ka siguruar 100 milionë euro për projekte për komunat në mbarë vendin. “Do të zgjidhim probleme që janë të shtresuara dhe që kërkohen drejtpërdrejt nga qytetarët. Kemi marrë projekte të mira nga të gjitha komunat dhe vendimi për ndarjen e mjeteve do të merret këtë javë”, sqaroi Mexhiti. Ai theksoi se nuk do të ketë diskriminim as partiak, politik apo etnik dhe çdo qytetar do të mund të përfitojë pa marrë parasysh se në cilën komunë jeton.

Si një nga projektet e rëndësishme të Qeverisë në 100 ditët e para, siç tha ai, para miratimit kemi një vendim për sistem me një ndalesë në vendkalimet kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Jazhincë dhe Tabanovcë.

“Me këtë vendim mundësojmë qarkullim dhe tregti më të shpejtë të qytetarëve në pikat kufitare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët tanë, por edhe për bashkëqytetarët tanë që vijnë për punë, tregti, nevoja shëndetësore apo për vizita familjare”, tha Mexhiti, duke shtuar se kanë punuar me ndershmëri dhe me përkushtim.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamidi: Durimi i mësimdhënësve po mbaron
Next Article Vdekja e foshnjës: Taravari konfirmon se foshnja nuk është pranuar për trajtim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?