By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Sport

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

admin
Last updated: 27/01/2025 11:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pjesa më e madhe e diskutimeve që u bën mbi atë se çfarë ka ndryshuar Hansi Flick që prej se mori drejtimin e Barcelonës u zhvendos tek stili i tyre i lojës dhe përmirësimi i disa lojtarëve.

Përveç kësaj, edhe atmosfera në dhomën e zhveshjes duket se është përmirësuar, dhe kjo u dëshmua përmes një anekdote të cilën Flick e tregoi pas fitores me rezultat 7-1 ndaj Valencias.

Blaugranasit ishin në kontroll total të ndeshjes dhe Flick vendosi që ta inkuadrojë në lojë Gavin për ta zëvendësuar Frenkie De Jong në 15 minutat e fundit të ndeshjes. 

Tekniku gjerman u pa duke i dhuruar 20-vjeçarit një përqafim, që shumë e konsideruan si fakt që po futet në fushë. 

Megjithatë, disa minuta më vonë, ishte Pablo Torre ai i cili e zëvendësoi holandezin dhe Flick e shpjegoi këtë rast pas ndeshjes. 

“Situata që më ka bërë më së shumti përshtypje është kur bisedova me Gavin, të cilin doja ta inkuadroja në 15 minutat e fundit dhe ai tha: Jo, futeni në fushë Pablo Torren”. 

“Kjo është e jashtëzakonshme, është e madhe. Ju mund ta shihni se si janë lojtarët, të lidhur me njëri-tjetrin”. 

“Është fantastike dhe për mua si trajner është e jashtëzakonshme. E dua Gavin për sjelljen e tij dhe të thoshte diçka të tillë në atë moment, ishte fantastike”, ka thënë Flick. 

Gavi së fundmi u rikthye në aksion pas një lëndimi që e la jashtë fushave për gati një vit dhe ka filluar që të punojë për ta siguruar një vend në formacionin titullar.

You Might Also Like

Bayern Munich i dërgon një mesazh të ri Real Madridit për të ardhmen e Michael Olise

Monedha e fatit e Cucurellas, rituali që i solli Spanjës titullin botëror edhe në vitin 2026

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier

A e shtyu Rodri – Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral

Yamal, Messi apo Rodri? Kush është tani favoriti për ta fituar Topin e Artë?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A është shkas anketa nga IHSPJ “tentim për përplasje në VLEN”?
Next Article Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?