By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hita me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias në Itali, forcim i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hita me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias në Itali, forcim i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme
Shqipëri

Hita me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias në Itali, forcim i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme

admin
Last updated: 13/11/2026 11:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 13 nëntor, argument.mk/ – Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një tjetër takim të rëndësishëm në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave policore të të dyja vendeve, me fokus goditjen e krimit të organizuar dhe të grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Itali dhe Shqipëri.

Hita dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim të veçantë në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale, nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, njëherazi drejtori Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Raffaele Grassi, si dhe nga drejtori i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA), Gjenerali Nicola Massimo Masciulli.

Të pranishëm në takim ishin drejtoresha Qendrore e Shërbimeve Antidrogë, Lorena Di Galante, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, Lorenzo Bucossi, dhe Drejtori i Shërbimit Qendror Operacional të Policisë (SCO), Drejtues i Lartë Marco Calì.

Në qendër të diskutimeve ishte intensifikimi i veprimeve të përbashkëta hetimore dhe operacionale për identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në të dyja vendet, luftën kundër trafikut të narkotikëve, trafiqeve të paligjshme, krimeve kibernetike dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe inteligjencës policore, koordinimit të operacioneve të përbashkëta, goditjes së burimeve financiare të grupeve kriminale, si dhe intensifikimit të kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe italiane.

Drejtori i Përgjithshëm Hita siguroi kreun e Policisë Kriminale dhe atë të Antimafias, për vendosmërinë e tij dhe të Policisë shqiptare për të thelluar më tej këtë bashkëpunim, duke rritur numrin dhe kapacitetet e skuadrave të përbashkëta hetimore, me qëllim zhvillimin e hetimeve më të thelluara dhe realizimin e operacioneve të koordinuara për goditjen e strukturave kriminale në të gjithë shtrirjen e tyre, pavarësisht kufijve shtetërorë.

Prefekti Grassi dhe Gjenerali Masciulli vlerësuan punën e bërë nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Interforcën në ambasadën italiane në Shqipëri. Ata shprehën angazhimin për ta çuar këtë bashkëpunim në një nivel edhe më të lartë, përmes hartimit të një strategjie të re, me objektiv arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar.

You Might Also Like

82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE

Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Balla: 7 mijë familje, mbështetje financiare për strehim social

Lista e zgjedhësve për lokalet e 9 majit publikohet më 30 nëntor

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump: Dua ta zgjidh çështjen e Kubës përpara se të largohem nga detyra
Next Article Frika e Dimitrievskit nga provimi i jurisprudencës në shqip lidhet me ndryshimet që mund të pasojnë në gjykata!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?