By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve
Kosovë

Hoti: Qeveria po vonon me masat për çmimet e larta të derivateve

admin
Last updated: 03/04/2026 13:32
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për çmimet e naftës kritikoi qeverinë për mosndërmarrje masash për t‘i përballur çmimet nga situata në botë, raporton Ekonomia Online.

Hoti në foltoren e Kuvendit shpjegoi për ndikimet e çmimeve si pasojë e krizave.

“Çmimet e derivateve janë rritur me 40% krahasuar me datën 28 shkurt, kur ka filluar lufta në Ukrainë. Dhe natyrisht, menjëherë pas kësaj, kostot e prodhimit dhe të operimit të bizneseve kanë filluar të barten tek çmimet e konsumit edhe tek çmimet e produkteve të ndërmjetme. Tani natyrisht, për shkak të integrimit të madh të tregjeve globale, përvoja ka treguar që efekti zinxhir është bukur i shpejtë deri tek konsumatori i fundit dhe në mbarë botën. Kështu, pa asnjë dyshim, ne presim dhe janë analiza të bazuara që kjo krizë do të rezultojë me çmimet më të larta, të cilat do të stabilizohen në nivele më të larta, edhe natyrisht me rritje ekonomike më të ulët. Si rezultat, të gjitha ekonomitë po i bëjnë përgatitjet e duhura me masat më emergjente që duhet të ndërmerren në situata të tilla, veçanërisht sa i përket ruajtjes së fuqisë blerëse të konsumatorit dhe uljen ose menaxhimin e kostos së bizneseve. Kosova nuk bën përjashtim nga ky rregull dhe ne pasojat kemi filluar t’i shohim gjerësisht. Nga praktikat ndërkombëtare, bazuar në studime, krizat e tilla si kjo që po ndodh tani nuk i prekin të gjitha vendet në mënyrë proporcionale. Pra, kriza është asimetrike për dy arsye: 1.Ekonomitë që karakterizohen me import të lartë, veçanërisht me importin e energjisë, preken më shumë sesa ekonomitë e tjera. 2. Ekonomitë me të ardhura të ulëta preken gjithashtu më shumë, pasi në këto ekonomi statistikat e FMN-së tregojnë që 36% e shpenzimeve të konsumit shkon për ushqime, krahasuar me 20% për ekonomitë në zhvillim dhe vetëm 9% për ekonomitë e avancuara. Sigurisht, në bazë të të dhënave, Kosova i përmbush të dyja këto kushte për t’u prekur proporcionalisht më shumë sesa ekonomitë e tjera“, tha ai.

Ai kritikoi qeverinë që deri më tani ka ndërmarrë vetëm një masë për çmimet.

“Tani, për t’u përballur me këtë krizë, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetëm një masë të vetme: përcaktimin e marzhës së fitimit për bizneset që merren me derivate. Ndërkaq gama e gjerë e masave të nevojshme që duhet të ndërmerren në raste të tilla nuk është konsideruar, dhe kjo është paksa e çuditshme kur po përballemi me 40% rritje të çmimit të derivateve. Për informim, vetëm mes datës 2 dhe 3 prill (dje dhe pardje), çmimi i naftës është rritur me 14% — çmimi i furnizimit në burim është rritur me 14%. Tani, kjo masë e qeverisë, ne vlerësojmë që nuk është adekuate për dy arsye: Së pari: Caktimi i marzhës së fitimit e mban fitimin e biznesit brenda një kufiri të caktuar, por kjo u mundëson bizneseve që çdo rritje në tregjet ndërkombëtare ta bartin plotësisht tek konsumatori i fundit. Me këtë masë, bizneset nuk kanë nxitje për ulje të shpenzimeve, kështu që konsumatori, në vend që të mbrohet, në fakt ai e bart plotësisht barrën e rritjes së çmimit. Së dyti: Përvoja dëshmon se ndërhyrjet e tilla, që janë dukur tërheqëse për qytetarët, në fakt e përkeqësojnë situatën. Këto lloj ndërhyrjesh bëjnë që, në pamundësi të operimit brenda marzhave të fitimit të përcaktuara nga qeveria, disa biznese të dalin nga tregu. Rrjedhimisht, konkurrenca dëmtohet pasi tregu koncentrohet në më pak biznese, të cilat mund të përballojnë marzha më të ulëta për shkak të ekonomizimit të shkallës, ndërkohë që fitimi i tyre rritet“, u shpreh ai.

Hoti tregoi tri obligime që qeveria do të duhej t‘i ndërmerrte.

“Të luash rolin ligjor dhe kushtetues të qeverisë në raste të tilla, janë tri detyra/obligime që ka qeveria: Të mbrojë konsumatorin duke marrë përsipër vetë një pjesë të barrës, ndërkohë pjesën tjetër ta shpërndajë proporcionalisht në shoqëri. Të parandalojë sjelljet abuzive në treg që mund të ndodhin në situata të tilla dhe të ruajë konkurrencën. Të punojë në kusht me bizneset për përballim të situatës“, tha ai.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zyrtari i Bullgarisë pretendon se mbi 210 000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë dokumentuar origjinë etnike bullgare
Next Article Tahiri për rritjen e çmimeve të naftës: Qeveria me përgjegjësi joserioze, qytetarët po mbajnë barrën e krizës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?