By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional
KosovëShqipëri

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

admin
Last updated: 01/06/2026 11:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë qëndrimit në Prishtinë zhvilloi takim me nënkryetarin e LDK, Lutfi Haziri, gjatë të cilit vlerësoi kontributin historik të kësaj force në shtetndërtimin e Kosovës dhe orientimin e saj euroatlantik, në frymën e vizionit të Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

Në një postim në rrjetin social “X”, kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha u shpreh se Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm politik dhe institucional, ku kërkohet përgjegjësi, maturi dhe bashkëpunim në funksion të interesit shtetëror dhe qytetar.

“Rikonfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo proces të rëndësishëm shtetëror e kombëtar dhe inkurajova bashkëpunimin për formimin pa vonesa të institucioneve të reja të paszgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar tashmë pjekuri të lartë demokratike, qëndrueshmëri institucionale dhe një potencial të padiskutushëm për zhvillim e progress”, u shpreh Hoxha.

Po ashtu, ai shprehu bindjen se përmes unitetit institucional, dialogut politik konstruktiv dhe koordinimit të ngushtë me miqtë dhe aleatët e saj strategjikë, ajo do të vazhdojë të ecë me vendosmëri drejt realizimit të aspiratës së natyrshme për integrim të plotë në familjen euroatlantike.

“Dhe në këtë rrugëtim, Kosova do ta ketë Shqipërinë gjithmonë pranë, në çdo hap dhe në çdo kohë, si partnerin e saj më të afërt, mbështetësin më të qëndrueshëm dhe aleatin e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për paqe, zhvillim dhe mirëqenie”, tha Hoxha.

You Might Also Like

Numërimi i votave në Ambasada drejt fundit, LVV e para me mbi 83 %, PDK 7.11%, LDK 6.74 %, AAK 1.98%

Bajram Begaj në kremtimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Presidenti: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja
Next Article Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?