By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: IKD: Kurti dhe Bislimi nuk patën qasje proaktive për të raportuar në Kuvend për dialogun
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > IKD: Kurti dhe Bislimi nuk patën qasje proaktive për të raportuar në Kuvend për dialogun
Maqedoni

IKD: Kurti dhe Bislimi nuk patën qasje proaktive për të raportuar në Kuvend për dialogun

admin
Last updated: 31/07/2024 14:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin për Kuvendin e Kosovës për sesionin pranveror, në të është përmendur edhe raportimi i liderëve të vendit për procesin e dialogut.

Në raportin e lëshuar për media thuhet se me zhvillimet rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, IKD gjen se ka munguar qasja proaktive e kryeministrit Albin Kurti dhe e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për të raportuar mbi zhvillimet në dialog.

“Mungesa e raportimit të një kryeministri para parlamentit për dialogun ndërmjet shtetit të tij dhe një shteti tjetër, paraqet mangësi të thellë të transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit demokratik të institucioneve. Në situatën kur një kryeministër nuk i paraqet parlamentit detaje mbi negociatat, krijohet një hendek në komunikimin dhe përgjegjshmërinë e qeverisë”, thuhet në raport.

Ndër tjera, në këtë sesion, sipas IKD-së, dy ligje të rëndësishme u dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar kushtetutshmëria e tyre: Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Kuvendi i Kosovës injoroi vërejtjet dhe komentet e shoqërisë civile në lidhje me miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.Raporti i IKD-së, për këtë projektligj tregon se pavarësia e garantuar kushtetuese për Këshillin për Mbrojtjen e Mediave (KPM) është kërcënuar nga varësia e tij ndaj partisë në pushtet. Ligji i ri për KPM-në është miratuar pa mbështetje nga opozita, me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, mediat, dhe shoqëria civile, duke injoruar standardet e konsultimit publik dhe duke e politizuar këtë institucion, i cili do duhej të mbronte demokracinë dhe lirinë e mediave në Kosovë”, thuhet në raport.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koncerti për mërgatën, Gërvalla Kurtit i referohet si “super-star”, Osmanit ia përmend këngën “llafe-llafe”
Next Article Avni Arifi: Janë katër data opsionale për zgjedhje, Presidentja dhe partitë politike sot mund të merren vesh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?