By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koncerti për mërgatën, Gërvalla Kurtit i referohet si “super-star”, Osmanit ia përmend këngën “llafe-llafe”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Koncerti për mërgatën, Gërvalla Kurtit i referohet si “super-star”, Osmanit ia përmend këngën “llafe-llafe”
Maqedoni

Koncerti për mërgatën, Gërvalla Kurtit i referohet si “super-star”, Osmanit ia përmend këngën “llafe-llafe”

admin
Last updated: 31/07/2024 14:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, të martën ka marrë fjalën në organizimin e bërë në nderim të mërgatës së Kosovës. Gërvalla nga podiumi që ishte vendosur në afërsi të Qeverisë së Kosovës, ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili s’ka mundur t’i bashkohet organizimit për shkak të udhëtimit të tij drejt Parisit në kuadër të Lojërave Olimpike.

Shefja e diplomacisë kosovare i është referuar kryeministrit si “super-stari” që po mungon në mbrëmjen e organizuar për mërgatën.

Gërvalla ka treguar se ndonëse Kurti s’ka mundur të vijë, ai është kujdesur që t’iu drejtohet qytetarëve të mbledhur në sheshin qendror të Prishtinës përmes një video-mesazhi.

“Një super-star i kësaj mbrëmje s’është e mundur të jetë i pranishëm në mesin tonë, prandaj na ka dërguar një video me të cilën i përshëndet të gjithë të pranishmit. Ju ftoj ta dëgjoni video-mesazhin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja Gërvlla në këtë organizim e ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, me të cilën ka pasur një përplasje tejet të ashpër rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryetarja e partisë “GUXO” emrin e presidentes e ka përmendur derisa ka treguar se këngëtarja Dafina Zeqiri ka kënduar këngën “llafe, llafe”, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Vjosa Osmani.

“Para se të kalojë të këngëtari i ardhshëm, pasi kënduan Dafina, këndoi këngën e presidentes “llafe, llafe””, ka vazhduar kryediplomatja Gërvalla, shkruan gazeta express.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqipëria shënon rritjen më të madhe në Evropë teksa trafiku i aeroporteve kthehet në nivelet e para-COVID
Next Article IKD: Kurti dhe Bislimi nuk patën qasje proaktive për të raportuar në Kuvend për dialogun

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?