By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ILD kërkon procedim disiplinor për gjyqtaren e gjykatës së Kukësit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > ILD kërkon procedim disiplinor për gjyqtaren e gjykatës së Kukësit
Shqipëri

ILD kërkon procedim disiplinor për gjyqtaren e gjykatës së Kukësit

D. V.
Last updated: 18/03/2025 13:25
By D. V. 3 Min Read
Share
SHARE

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetimin disiplinor me iniciativë, ndaj magjistrates A. Xh., me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për shkeljen disiplinore të parashikuar, si “Shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë”.

Sipas ILD-së “ky hetim ka filluar mbi bazën e shqyrtimit të informacionit të pasqyruar në procesverbalin e një mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve të shtatorit 2024, gjatë së cilës janë zhvilluar debate mbi disa procese pune në gjykatë”.

“Nga analiza ligjore e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor ndaj gjyqtares A. Xh., rezulton se: Magjistratja A. Xh. në cilësinë e anëtarit të trupit gjykues ka shkelur rregullat e sjelljes me magjistratët e tjerë, pjesë e trupit gjykues, gjatë zhvillimit të një seance publike.

Sjellja e magjistrates ka qenë e vazhdueshme gjatë gjithë seancës, duke cenuar besimin e palëve të pranishme në seancë tek drejtësia, diskretituar pozitën dhe figurën e magjistratit dhe cenuar integritetin dhe reputacionin e gjykatës.

Shkelja disiplinore nga ana e magjistrates është kryer me dashje direkte, vërtetuar kjo edhe nga deklarimet e dhëna nga vetë magjistratja gjatë hetimit disiplinor.

Nisur nga mosnormalizimi i marrëdhënies së magjistrates subjekt hetimi disiplinor me dy magjistratet e tjera, mbetet rreziku i sjelljeve të papërshtatshme në vijim”, njofton ILD.

Sipas ILD-së magjistratja ka dy rrethana lehtësuese.

“Rrethanë lehtësuese: Magjistratja e ka pranuar që sjellja e saj në praninë e palëve, në atë seancë publike nuk ka qenë në përputhje me etikën dhe se ajo nuk duhet të kishte atë sjellje në prezencë të palëve. Rrethanë lehtësuese: Magjistratja nuk ka masë të mëparshme disiplinore dhe ka eksperiencë të pakët profesionale, pasi shkelja është kryer në  vitin e parë të punës si gjyqtare”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistrates A. Xh., në rastin konkret vlerësohen si “Shkelje e lehtë disiplinore”.

“Vetë masa disiplinore përmban parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, të kuptojnë që një sjellje e tillë e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore. Për sa më sipër, kërkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” për gjyqtaren A.Xh”, njofton ILD.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Spiropali: Baca Haxhi në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim të gjithë ne nga Shqipëria e shqiptaria
Next Article Mickoski: Nuk është e vërtetë që ndonjë agjenci e sigurimit ka lidhje me VMRO-DPMNE – më jepni prova dhe nesër do të jap dorëheqje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?