By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara
Maqedoni

Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara

admin
Last updated: 25/06/2025 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – A ka ose jo marrëveshje politike mes koalicionit VLEN dhe deputet të pakicave nga Fronti Evropian për të siguruar shumicë bandeteri në Kuvend? Në seancën e djeshme, numri i vogël i deputetëve të Frontit mundësoi që shumica t’i kalon disa ligje kadrovike. Shumica e badenterit prezent u sigurua për Ligjin e Inspektoratit të Gjuhëve. Përpos kësaj, gjithashtu 20 vota të badenterit u siguruan edhe për anëtarët e Këshillit Programor të RTVM-së por edhe Agjencisë së Mediave. Për këto dy të fundit, votë vendimtare ishte ajo e deputetit Bejxhan Ilias nga Fronti Evropian.

Deputeti Bejxhan Iljas për “Alsat” tha se mbështetja e tij ishte me qëllim që të zhbllokohet puna e këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave.

“Mbështetja ime ishte me qëllim që të zhbllokohet puna e këshillit programor të RTVM-së dhe Agjencisë së Mediave. Ligjin për inspektoratin e gjuhëve nuk e kam votuar. Mbështetja ime kishte të bëjë vetëm për zgjedhje kadrovike në RTVM, për redaksionet turke në radio dhe televizion. Redaksionet janë të zbrazura dhe funksionimi është i pamundur. Kur bëhet fjalë për ligje që nevojitet badenter, nuk do të votoj sepse i takoj pjesës opozitare”, tha Bejxhan Iljas – PDT/FE.

Për Agjencinë e Mediave por edhe për këshillin programor të RTVM-së votuan 20 deputetë përfshirë dhe tre deputetët e ASH-së së Taravarit, dy deputetë të LSDM-së dhe deputeti Bejxhan Iljas. 20 deputet është dhe numri i nevojshëm për të siguruar badenter meqenëse Kuvendi numëron gjithsej 39 deputetë jo maqedonas që kanë të drejtë vote në votim të dyfishtë. Shumica parlamentare për momentin gëzon vetëm 14 deputetë jo maqedonas./Alsat/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër
Next Article Meziti: Një vit pune e përkushtuar për një mjedis të pastër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?