By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meziti: Një vit pune e përkushtuar për një mjedis të pastër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Meziti: Një vit pune e përkushtuar për një mjedis të pastër
MaqedoniTOP LAJM

Meziti: Një vit pune e përkushtuar për një mjedis të pastër

admin
Last updated: 25/06/2025 16:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor –  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot prezantoi raportin vjetor për punën e saj, me  fokus në reforma sistematike, rezultate të matshme dhe harmonizim me legjislacionin evropian.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, në konferencë për media me rastin e njëvjetorit të formimit të Qeverisë, i prezantoi arritjet kryesore të 12 muajve të fundit, të ndara sipas sektorëve:
Infrastruktura: Filloi projekti më i madh infrastrukturor për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në 80 komuna, me mbështetje prej 50 milionë euro nga Banka Evropiane për Investime.
Ujërat e ndotura: Ndërtimi i stacioneve për pastrimin e ujërave të ndotura në Shkup dhe Manastir, si dhe përgatitje për sisteme të reja në Tetovë, Shtip, Veles, Vinicë dhe Koçan.
Ajër i pastër: U miratua Plani për Ajër të Pastër 2024–2030 me përkrahje prej 10 milionë euro nga BE; janë siguruar 6 autobusë ekologjikë dhe janë zëvendësuar sistemet e vjetra të ngrohjes në katër qytete.
Monitorim dhe kontroll: Janë përforcuar sistemet për monitorimin e cilësisë së ajrit, janë vendosur kontrolle më të rrepta ndaj kapaciteteve industriale dhe është përmirësuar inspektorati mjedisor.
Mbetjet: Me 55 milionë euro nga BERZH po ndërtohen qendra rajonale për menaxhimin e mbetjeve, të shoqëruara me një Strategji Kombëtare të re për Mbetjet (2024–2036).
Biodiversiteti: Është rritur territori i mbrojtur nga 11.5% në 13.9%; është shpallur Parku Kombëtar i Malit Sharr, janë përgatitur dokumentet për shpalljen e Jabllanicës dhe është realizuar rivlerësimi i Parkut të Mavrovës.
Mbështetje financiare për të gjitha komunat: Janë ndarë dërgesa kapitale për projekte mjedisore bazuar në kritere transparente, pa ndikime politike.
Partneritete ndërkombëtare: Projekte në kuadër të SIDA, BERZH, LIFE dhe IPA të BE-së, si dhe mbështetje për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga Zvicra (4.6 milionë CHF).
Sipërfaqe të gjelbra: Janë mbjellë mbi 6.000 pemë në zona urbane; janë nënshkruar marrëveshje me komuna për projekte me vlerë prej 628 milionë denarë.
Fokus te e ardhmja: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, deklaroi z. Mexhiti, mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi funksional, të drejtë dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit.
“Kjo strategji do të matet përmes cilësisë së ajrit që thithim, ujit që përdorim, natyrës që ruajmë dhe mirëqenies që garantojmë për brezat që vijnë”, tha Mexhiti.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ilias: Nuk ka marrëveshje për shumicë badenteri, por vetëm mbështetje për çështje të caktuara
Next Article Korridori 8/ Punimet në aksin Gostivar-Kërçovë vazhdojnë sipas dinamikës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?