By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Infermierët që largohen në heshtje janë “zhurma” që shteti nuk po dëgjon!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Infermierët që largohen në heshtje janë “zhurma” që shteti nuk po dëgjon!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Infermierët që largohen në heshtje janë “zhurma” që shteti nuk po dëgjon!

admin
Last updated: 13/05/2025 18:30
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Emigrimi i infermierëve nuk është vetëm “ikje për një jetë më të mirë” është votë mosbesimi ndaj sistemit. Dhe, çdo infermier që largohet është një humbje që nuk kompensohet lehtë. Sepse infermierët nuk janë vetëm profesionistë ata janë që qëndrojnë në krah të pacientëve në momentet më të brishta të jetës së tyre. Nëse shteti nuk ndryshon urgjentisht qasjen ndaj kësaj shtrese thelbësore, shëndetësia do të mbetet me mure, por pa shpirt. Me pajisje, por pa njerëz. Me spitale, por pa shërbim, shkruan Zhurnal.

Kush do të kujdeset për ata që kujdesen për ne?

Ndërsa bota feston kontributin e infermierëve gjatë Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, në Maqedoninë e Veriut kjo javë shënon një realitet të hidhur më shumë se 2,000 infermierë janë larguar nga vendi vetëm në vitin e kaluar, dhe numri për këtë vit pritet të rritet. Ata nuk po ikin nga profesionit po ikin nga një sistem që i ka braktisur.

Infermierët janë kocka e sistemit shëndetësor. Pa ta, nuk funksionon as spitali më modern, as teknologjia më e avancuar. Por në vend që të trajtohen si themeli i kujdesit shëndetësor, ata trajtohen si burim i pashtershëm pune të lirë, të lodhur dhe shpesh të padukshëm.

Rroga të ulëta, mungesë avancimi profesional, mbingarkesë ekstreme në punë dhe një klimë institucionale ku infermierët nuk përfaqësohen këto janë përditshmëria e atyre që mbajnë në këmbë sistemin shëndetësor.

Vetëm pas tragjedisë së spitalit të Koçanit, institucionet u zgjuan për të adresuar krizën psikologjike të infermierëve. U formua një ekip psikologësh për të ndihmuar stafin, por për shumë ishte tepër vonë. Të stërngarkuar, emocionalisht të rraskapitur, shumë infermiere kanë kërkuar pushim mjekësor një simptomë e qartë e një sistemi që nuk po funksionon më.

Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e personelit mjekësor?

Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.

Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.

Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.

Pasojat e ikjes së mjekëve?

Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Universitetin e Manastirit do të themelohet Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore
Next Article Vendim i Qeverisë për pjesëmarrje buxhetore për ndërtim dhe pajisje të 30 sallave sportive shkollore dhe rikonstruim të shkollave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?