By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Universitetin e Manastirit do të themelohet Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Universitetin e Manastirit do të themelohet Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore
Maqedoni

Në Universitetin e Manastirit do të themelohet Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore

admin
Last updated: 13/05/2025 18:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Qeveria sot në seancën e 74-të miratoi informacionin për nevojën e themelimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore pranë Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir.

Shërbimi për media i Qeverisë citon se formimi i fakultetit “paraqet një domosdoshmëri strategjike për avancimin e edukimit shëndetësor veçanërisht në rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe se ai “do të ketë detyrën të jetë pasardhësi ligjor i Shkollës së lartë të mjekësisë, ku përveç studimeve të ciklit tre vjeçar do të akreditohen programe studimore katër vjeçare për infermiere dhe akushere”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propozuar që Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë dhe Shëndetësisë pranë USHKO Manastir të fillojë me punë nga viti akademik 2026/27, ndërsa në ndërkohë të përfundojnë të gjitha procedurat sipas Ligjit për arsimin e lartë.

“Nevojitet kohë që të respektohen mendimet e të gjitha institucioneve kompetente, si për shembull të shqyrtohet projekti për themelimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore si njësi në kuadër të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir nga ana e Bordit për akreditim të arsimit të lartë, të miratohet një ligj për themelimin e tij dhe të respektohet neni 149 i Ligjit, i cili thotë se regjistrimi në studime bëhet në bazë të një konkursi publik të shpallur nga universiteti, përkatësisht shkolla e lartë profesionale e pavarur që i zbaton studimet të paktën pesë muaj para fillimit të mësimit”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për media të Qeverisë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Studentët e Fakultetit Pedagogjik të UT-së realizuan vizitë studimore në Stamboll
Next Article Infermierët që largohen në heshtje janë “zhurma” që shteti nuk po dëgjon!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?