By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, nevojiten ndryshime ligjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, nevojiten ndryshime ligjore
Maqedoni

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, nevojiten ndryshime ligjore

admin
Last updated: 27/04/2025 16:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 prill – Përveç premtimeve nga zyrtarët politikë për zgjidhjen e problemit me të punësuarit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve që katër muaj kanë mbetur pa rroga, tani për tani nuk shihen hapa konkrete. Në fakt Inspektorati mund të rikthehet në normalitet vetëm nëse bëhen ndërhyrje ligjore, pasi problemi është shkaktuar në dhjetor të vitit të kaluar kur Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese.

Në këtë rast, Inspektoratit iu hoq statusi juridik edhe pse i njëjti garantohet me nene të posaçme në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve. Ministria e Drejtësisë, ia ka marrë buxhetin por nuk lëshon rroga për të punësuarit e Inspektoratit, nën arsyetimin se Ministria e Financave nuk i jep pajtueshmëri derisa të harmonizohen ligjet, pasi Inspektorati me dy ligje ka status juridik, ndërsa me një tjetër nuk ka.

Por kur do të jenë gati ndryshimet ligjore, nuk dihet.

Për shkak të mungesës së rrogave, Alsat dje njoftoi se në Inspektorat ka filluar bojkoti. Të punësuarit gjithashtu kanë mbetur pa sigurim pensional, e që është më tragjike edhe pa sigurim shëndetësor. Për këtë, gjatë kësaj periudhe të punësuarit janë detyruar që të gjitha shërbimet në spitale t’i paguajnë në mënyrë private. Fati i Inspektoratit momentalisht është në udhëkryq.

Neglizhenca e shtetit ndaj këtij institucioni kyç për mbrojtjen e respektimit të gjuhës shqipe nëpër institucione ka arritur majat. Inspektorati momentalisht është jofunksional, në kuptimin e plotë të fjalës. Situata është bërë alarmante deri në pikën që Inspektorati madje nuk ka as letër e ngjyrë për të kryer detyrat elementare. Veç kësaj, prej shtatorit të vitit të kaluar Inspektoratit i janë përgjysmuar edhe zyrat, respektivisht prej 6 në 3. E të mos flasim që shteti shpërfill ndër vite kërkesën modeste të inspektorëve për një automjet zyrtar, diçka që do të ishte e paimagjinueshme të ndodhte në ndonjërin prej inspektorateve tjera. Deri më tani inspektimet në terren, janë bërë me vetura dhe shpenzime private.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Kulturës nuk respekton Ligjin për pëdrorimin e gjuhëve, njoftimet dhe vendimet vetëm në maqedonisht
Next Article Është rritur numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?