By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Kulturës nuk respekton Ligjin për pëdrorimin e gjuhëve, njoftimet dhe vendimet vetëm në maqedonisht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Kulturës nuk respekton Ligjin për pëdrorimin e gjuhëve, njoftimet dhe vendimet vetëm në maqedonisht
Maqedoni

Ministria e Kulturës nuk respekton Ligjin për pëdrorimin e gjuhëve, njoftimet dhe vendimet vetëm në maqedonisht

admin
Last updated: 27/04/2025 16:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 prill – Ministri i Kulturës Zoran Lutkov, nuk e din se përse njoftimet por edhe vendimet e kësaj ministrie dalin vetëm në gjuhën maqedonase dhe nuk përkthehen edhe në gjuhën shqipe. I pyetur për këtë mangësi dhe mos respektim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në dikasterin e Kulturës, Lutkov tha se nuk e dinte nëse ka përkthyes nga maqedonishtja në shqip në ministrinë e tij, por premtoi zgjidhje.

“Nuk e di këtë gjë se vijnë vetëm në gjuhën maqedonase sepse nuk e kam parë këtë. Mirë që ma kujtuat, do të flas me shërbimet dhe të shoh përse ndodh kjo. Nuk është ndonjë problem mund të zgjidhet kjo për pesë minuta. Nuk e di edhe a kemi apo jo përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe por do të shohim”, tha Zoran Lutkov, Ministër i kulturës dhe sportit.

Shkaku se njoftimet por edhe vendimet e brendshme dalin vetëm në gjuhën maqedonase, zëvendësi i Lutkovit, Sedat Sulejmani, ka refuzuar tash e disa muaj me radhë të nënshkruajë të njëjtat. Edhe Sulejmani si Lutkov, premtuan se shpejt ky problem do të zgjidhet, ndërsa nuk sqaruan se përse deri më tani është pritur.

“Arsyetimi ishte se nuk kemi kuadër të mjaftueshëm për përkthyes në Ministri. Marrëveshje patëm që deri në vitin e ri ti nënshkruaj dokumentet, pastaj të punësohet kuadër, dhe unë i ndejta marrëveshjes ndërsa pas vitit të ri i tregova edhe Ministrit, se nuk do nënshkruaj asnjë dokument që para meje do vijë vetëm në gjuhën maqedonase, andaj ministri u detyrua që ti heq gjitha autorizimet e dhëna sepse unë nuk i nënshkruajta”, tha Sedat Sulejmani, Zv.Ministër për Kulturë.

Sulejmani tha se së shpejti do të hapet konkurs për punësimin e përkthyesve, por, edhe pse ka kaluar një javë që nga premtimi për zgjidhjen e këtij problemi, nga Ministria e Kulturës, edhe më tej vazhdojnë njoftimet të vijnë vetëm në gjuhën maqedonase.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pacientët e prekur nga kanceri kërkojnë futjen terapisë biologjike në listën pozitive
Next Article Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, nevojiten ndryshime ligjore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?