By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-agjenti i SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Ish-agjenti i SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burg
Kronika

Ish-agjenti i SHISH që vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burg

admin
Last updated: 14/07/2025 19:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur një tjetër betejë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij, duke lënë kështu të pandryshuar dënimin e marrë, si autor i vrasjes së Alda dhe Mbarime Canajt.

Ish-agjenti i SHISH, kërkoi të shfuqizojë vendimet gjyqësore të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për mbylljen e tij të përjetshme në burg.

Në të njëjtin ankim ai kërkoi shfuqizim të tre shkallëve të gjykimit për vendimin që i refuzoi atij kërkesën për pavlefshmëri të urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal të dënimit.

Sipas Rrokut, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët.

Kushtetuesja nuk e legjitimoi Rrokun për ankimin ndaj tre vendimeve të burgut përjetë, për shkak se është paraqitur përtej afatit ligjor.

Sipas Kushtetueses, ankimi është depozituar në prill 2025, 11 vjet pasi kërkuesi ka marrë dijeni për dënimin, në një kohë afati aktual është 4 muaj, ndërsa ai i parashikuar në ligjin e kohës 2 vjet.

Marjan Rroku u dënua në mungesë nga drejtësia Shqiptare në vitin 2002, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ju fsheh drejtësisë.

Ai u arrestua në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin.

Në vitin 2016 ai kërkoi rihapje të çështjes, kërkesë që ju refuzua në të gjitha shkallët e gjykimit, vendim që nuk u ndryshua as nga Kushtetuesja.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Mavrovë

Arrestohet 42-vjeçari pasi vodhi portofolin dhe sulmoi një punonjëse në Klinikën “Nënë Tereza”

Tetovë: Fqinja sulmon fizikisht vajzën 9-vjeçare në korridorin e banesës

Përplasje e dhunshme në Kumanovë: 4 persona sulmojnë 2 vëllezër, njëri përfundon në spital

3.000 euro gjobë për shtetasin e Serbisë, dy herë u kap nga “Safe City” duke vozitur mbi 160 km/h

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parakalimet e rrezikshme të shoferëve, ‘kokë më kokë’ makinave të korsisë tjetër! 765 gjoba në një javë
Next Article YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?