By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kanosje, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kanosje, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari
Kronika

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kanosje, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari

admin
Last updated: 03/03/2025 09:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 32”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, lindur në Tiranë, u lokalizua dhe u vu në pranga në kryeqytet, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ky operacion u zhvillua si pjesë e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane, me synim kapjen dhe dërgimin përpara drejtësisë të shtetasve të kërkuar për vepra penale.

Gjykata e Mesinas në Itali e ka dënuar në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale të kanosjes, zhvatjes dhe posedimit të kundërligjshëm të armëve të ftohta. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët italianë për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 32”.

I dënuar në Itali, për kanosje, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje, lokalizohet në Tiranë dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 32”.

Gjatë operacionit, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Daniel Korali, 45 vjeç, i lindur në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Mesinas, Itali, e ka dënuar në vitin 2024, me 4 vjet e 3 muaj burgim, për kanosje, zhvatje dhe posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Daniel Korali, në Itali.

You Might Also Like

56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

Arrestohet 44 vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht vëllaun e tij

Mërgimtarit nga Norvegjia ia vjedhin biçikletën BMW në Dobrosht

Incident në Spitalin Klinik të Tetovës: 24-vjeçari agresiv thyen xhamin dhe sulmon policin

Gjendet i mituri që voziste motoçikletën në drejtim të kundërt dhe pa leje në Veles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këto sende nuk duhet t’i mbani në banjë
Next Article Gresa Gashi dhe Vullnet Krasniqi përfshihen në aksident, dyshja marrin situatën me humor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?