By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Javë me mot të qëndrueshëm, temperaturat do të arrijnë deri në 25°C
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Javë me mot të qëndrueshëm, temperaturat do të arrijnë deri në 25°C
Maqedoni

Javë me mot të qëndrueshëm, temperaturat do të arrijnë deri në 25°C

admin
Last updated: 23/09/2024 07:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 19-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 – 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me sukses. /KP/

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë për vizitë në Maqedoninë e Veriut
Next Article Rrëfimi për betejën e 22 shtatorit të 98-ës në Drenicë, Krasniqi: Kemi qenë të gatshëm dhe entuziastë për liri a vdekje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?