By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani
Sport

Joao Felix konfirmon se refuzoi gjigantin evropian për t’u transferuar tek Milani

admin
Last updated: 11/02/2025 10:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Joao Felix ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë befasuese për t’u larguar nga Chelsea, para se të vendoste që të bëhej pjesë e Milanit në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi portugez nënshkroi një marrëveshje huazimi me Milanin deri në fund të sezonit, duke u bërë lojtari i dytë nga Liga Premier që transferohet tek gjiganti italian këtë verë, pas Kyle Walker. 

Ai iu bashkua Chelseat për 45 milionë euro në verë, duke nënshkruar kontratë shtatë vjeçare, por pati vetëm tri ndeshje të luajtura në Ligën Premier dhe shumica e paraqitjeve të tij erdhën në Ligën e Konferencës. 

Pasi iu bashkua Milanit, Felix shënoi në debutimin e tij në Kupën e Italisë në fitoren ndaj Romës, para se të luante për 84 minuta në fitoren 2-0 ndaj Empolit në Serie A të dielën. 

Tani Felix ka zbuluar pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e Milanit duke refuzuar rivalin e tyre të përbetuar. 

“E dija për madhështinë e këtij klubi. Milani është i madh. Nga jashtë, ju mund ta shihni se është një klub shumë i madh dhe kur jeni brenda, ju e kuptoni se jeni tek një prej klubeve më të mëdha në Evropë”. 

“Unë tashmë e njihja trajnerin (Sergio Conceicao). Kam luajtur ndaj tij dhe e kam ndjekur atë, i thashë atij se çfarë të pres: të luajë në pozitën time”, ka thënë Felix. 

“Ai asnjëherë nuk më tha se do të luaja shumë ose pak, por do të luaja në pozitën time. Kjo është ajo që më bindi të vija tek Milani”. 

“Agjenti im tha se Interi ishte i interesuar, por unë kisha filluar bisedimet me Milanin dhe tashmë kisha vendosur të vija këtu”. 

“I thashë se do të jetë e pamundur, unë tashmë kam ndarë mendjen time”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Next Article Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?