By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jurisprudenca në shqip, Rexhepi: Kauzë që na përket të gjithëve, shifemi nesër në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jurisprudenca në shqip, Rexhepi: Kauzë që na përket të gjithëve, shifemi nesër në Shkup
MaqedoniTOP LAJM

Jurisprudenca në shqip, Rexhepi: Kauzë që na përket të gjithëve, shifemi nesër në Shkup

admin
Last updated: 05/04/2026 21:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill, argument.mk/ – Kryetari i Parlamentit Studentor pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Besjan Rexhepi, u ka bërë thirrje studentëve që të marrin pjesë në mënyrë të organizuar dhe dinjitoze në protestën e paralajmëruar për nesër në Shkup, në mbështetje të kërkesës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në reagimin e tij publik, Rexhepi thekson se studentët kanë përgjegjësi të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të përkrahin kolegët e drejtësisë në një kërkesë që ai e cilëson si të drejtë dhe legjitime. Sipas tij, çështja nuk i përket vetëm një grupi të caktuar studentësh, por prek të gjithë, pasi lidhet drejtpërdrejt me barazinë, drejtësinë dhe të ardhmen profesionale të të rinjve.

“Është momenti të tregojmë solidaritet dhe unitet, duke mbështetur një kauzë që është në thelb e drejtë”, thekson Rexhepi, duke shtuar se protesta do të jetë paqësore, e organizuar dhe me dinjitet, por njëkohësisht me peshë të konsiderueshme.

Ai nënvizon gjithashtu se kjo nismë është ekskluzivisht studentore dhe se nuk do të lejohet në asnjë formë politizimi apo devijimi i saj nga qëllimi fillestar.

Në fund, Rexhepi u bën thirrje të gjithë studentëve që të bëhen pjesë e protestës dhe të japin një mesazh të qartë për kërkesat e tyre.

“Zëri ynë ka rëndësi – le ta bëjmë të dëgjohet”, përfundon ai, duke ftuar studentët që të bashkohen në protestën e nesërme në Shkup.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U emërua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndahet nga jeta drejtori i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani pësoi hemoragji cerebrale
Next Article Deputeti Murat: Qeveria po shkel përfaqësimin e drejtë të turqve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?