By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U emërua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndahet nga jeta drejtori i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani pësoi hemoragji cerebrale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > U emërua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndahet nga jeta drejtori i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani pësoi hemoragji cerebrale
Shqipëri

U emërua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndahet nga jeta drejtori i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani pësoi hemoragji cerebrale

admin
Last updated: 05/04/2026 21:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Durrës, 5 prill argument.mk/ – Pothuajse tre muaj pasi pësoi hemorragji cerebrale, vetëm pak ditë pas emërimit të tij si drejtor i Burgut të Durrësit, është ndarë nga jeta Edmond Llabani.

Zyrtari nuk arriti ta fitonte dot betejën me vdekjen, edhe pas përpjekjeve të mjekëve.

Llabani ishte komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes të Altin Ndocit.

Pas marrjes së detyrës në burgun e Durrësit, ai pësoi një hemorragji cerebrale, vetëm pesë ditë më pas. Për këtë arsyeje, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Emërimi i Llabanit në krye të Burgut Durrës pas arratisjes së Altin Ndocit

Edmond Llabani është emëruar drejtor i ri i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës më 15 janar, pas shkarkimit të drejtuesit të mëparshëm, Indrit Cërloj.

Shkarkimi i Cërlojt u firmos të mërkurën nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u largua gjatë një shoqërimi për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Pas ngjarjes së rëndë, ministri Lamallari i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve hartimin e një plani të ri për vlerësimin e sigurisë dhe rishpërndarjen e të paraburgosurve dhe të dënuarve në IEVP Durrës, mbi bazën e rrezikshmërisë, duke mos përjashtuar edhe transferimin e tyre në institucione të sigurisë së lartë.

Madje ministri pezulloi në atë kohë të gjithë zinxhirin komandues të IEVP Durrës dhe nënshtrimin një hetimi të thellë, pasi ishin konstatuar shkelje standardesh dhe ligjesh gjatë procedurave për trajtimin e të arratisurit Ndoci.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale
Next Article Jurisprudenca në shqip, Rexhepi: Kauzë që na përket të gjithëve, shifemi nesër në Shkup
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?