By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kapen me 60 kilogram kanabis, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Kapen me 60 kilogram kanabis, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Kronika

Kapen me 60 kilogram kanabis, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

admin
Last updated: 23/01/2025 09:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë, të akuzuar prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia sekuestroi 6 thasë me kanabis, në total 60 kg.

Në pranga ranë K. U., 35 vjeç, banues në Krujë dhe A. R., 26 vjeç, banues në Mat. Ndërsa në kërkim u shpall një 28-vjeçar, i dyshuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Njëri prej të arrestuarve po transportonte lëndën narkotike me makinë, ndërsa tjetri monitoronte rrugën ku do kalonte shoku.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se këta shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Luz, Fushë Krujë, automjetet me të cilat po qarkullonin këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

You Might Also Like

56-vjeçari sulmon djalin e tij, arrestohet nga policia

Arrestohet 44 vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht vëllaun e tij

Mërgimtarit nga Norvegjia ia vjedhin biçikletën BMW në Dobrosht

Incident në Spitalin Klinik të Tetovës: 24-vjeçari agresiv thyen xhamin dhe sulmon policin

Gjendet i mituri që voziste motoçikletën në drejtim të kundërt dhe pa leje në Veles

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Celtics marrin fitore të madhe pas kohës shtesë ndaj Clippers
Next Article Dhunohen seksualisht dy gra në Fushë Kosovë dhe Drenas, rastet po hetohen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?