By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Gjakovë dhe Malishevë, tre persona dërgohen në mbajtje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Gjakovë dhe Malishevë, tre persona dërgohen në mbajtje
Kronika

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Gjakovë dhe Malishevë, tre persona dërgohen në mbajtje

admin
Last updated: 14/07/2025 09:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Më 13 korrik 2025, në qytetin e Gjakovës dhe Malishevës janë raportuar katër raste të dhunës në familje, përfshirë dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimave femra.

Të paktën tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa dy raste përfundojnë me procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, rreth orës 11:00, është arrestuar një burrë kosovar, i cili në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tre viktimave femra. Ai është ndaluar me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit.

Po ashtu në Gjakovë, një orë më herët, është arrestuar një grua kosovare pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër femër. Pas konsultimit me prokurorin, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast i dhunës familjare është raportuar në Malishevë, ku rreth orës 15:00 është arrestuar një burrë për dhunë fizike dhe psikike ndaj një femre. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti i katërt është regjistruar po ashtu në Gjakovë, rreth orës 17:00.

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një tjetër femre.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Policia e Kosovës vazhdon hetimet për të gjitha rastet dhe apelon për raportimin e menjëhershëm të çdo forme dhune në familje.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar
Next Article Melinda Ademi “mbi të gjithë” në një paraqitje ikonike nga qielli i New York-ut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?