By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim që të mbetet e njejtë norma mujore e lëndëve të zgjidhura për gjykatës në gjykatat themelore në vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim që të mbetet e njejtë norma mujore e lëndëve të zgjidhura për gjykatës në gjykatat themelore në vend
Maqedoni

Këshilli Gjyqësor ka marrë vendim që të mbetet e njejtë norma mujore e lëndëve të zgjidhura për gjykatës në gjykatat themelore në vend

admin
Last updated: 17/04/2025 18:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Pas një analize dhe mendimi gjithëpërfshirës të gjykatave, Këshilli Gjyqësor, në seancën e sotme të 520-të, përcaktoi numrin e lëndëve të zgjidhura në muaj në gjykatat themelore dhe të apelit, pastaj në Gjykatën Administrative, Gjykatën e Lartë Administrative dhe Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Gjyqtari Hanif Zendeli, anëtar i Këshillit Gjyqësor, thotë se janë marrë parasysh raportet vjetore, numri aktual i gjyqtarëve, si dhe të dhënat nga sistemi AKMIS. Zendeli theksoi se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë propozojnë të mos kenë normë dhe nuk duhet të detyrohen të përmbushin një numër orientues të çështjeve të zgjidhura brenda një muaji.

“Duke marrë parasysh numrin e çështjeve, sa gjyqtarë punojnë dhe veprojnë, ne besojmë se e njëjta normë duhet të mbetet siç ishte para vitit 2024. Nga ana e Gjykatës së Lartë Administrative është paraqitur mendim deir te Këshilli Gjyqësor, që ata nuk propozojnë asnjë rritje ose ulje të numrit të çështjeve që përpunohen dhe propozojnë të mos ndryshohet norma dhe ky është edhe propozimi i Komisionit që ia paraqiti Këshillit Gjyqësor”, thotë Zendeli.

Lidhur me Gjykatën Administrative, Komisioni i Këshillit Gjyqësor vërtetoi lidhur me lëndët U1 në vend të 26, që gjykatësi gjatë muajit të zgjidh 22 lëndë, pastaj për U3 në vend 26 të jenë 22, për U4 në vend të 26 të jenë 22 lëndë dhe për USP në vend të 33 të ulet në 30 lëndë të zgjidhura.

Zendeli thotë se për këtë ulje, ata kanë marrë parasysh fondin dhe numrin e çështjeve që gjyqtarët në gjykatën administrative duhet të vendosin, ndërsa në Regjistrat e tjerë, duhet të mbetet i njëjti numër çështjesh të zgjidhura gjatë një muaji, siç ishte në vitin 2024. Sa i përket gjyqtarëve në katër Gjykatat e Apelit në Shkup, Manastir, Gostivar dhe Shtip, të ulet numri i çështjeve të lëndëve në lidhje me Kallëzimin penal nga 20 lëndë në 15 dhe për Kallëzim penal për minorenë në vend të 14 të zgjidhin dhjetë lëndë.

Për gjykatës në gjykatat themelore nuk ka ndryshime, gjegjësisht e kanë normën e njejtë për zgjidhjen e lëndëve gjatë një muaji, si dhe në vitin 2024.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski për vizitë pune në Prishtinë për evaulimin e sistemit “One Stop Shop”, faza tjetër është zbatimi në vendkalimin kufitar Jazhincë
Next Article Viktima e 62-të nga zjarri në Koçan, dy në gjendje kritike, edhe 45 po mjekohen jashtë vendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?