By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni i Sigurisë miraton ndryshimin në ligj, sigurohet plotësimi i vakancave në Drejtorinë e Burgjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komisioni i Sigurisë miraton ndryshimin në ligj, sigurohet plotësimi i vakancave në Drejtorinë e Burgjeve
Shqipëri

Komisioni i Sigurisë miraton ndryshimin në ligj, sigurohet plotësimi i vakancave në Drejtorinë e Burgjeve

admin
Last updated: 17/12/2024 15:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Amendamenti i paraqitur nga deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima synon kryerjen e ndryshimeve në ligj që synojnë saktësimin e rregullimit të marrëdhënies së punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si edhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Dhima theksoi se përmes këtij ndryshimi marrëdhëniet e punës rregullohen sipas Kodit të Punës. Kjo sipas saj krijon kushtet për plotësimin e vendeve vakante në këto institucione.

“Përmes ndryshimit të regjimit të marrëdhënieve të punës, do të arrihet plotësim më i shpejtë i vakancave duke ndikuar në normalizimin e ngarkesës së punës si dhe rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve dhe paraburgosurve”, tha Dhima.

Në këtë drejtim, zv/ministri i Drejtësisë Tedi Dobi vlerësoi se kjo është një nismë shumë e nevojshme duke marrë parasysh faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe riintegrimin e të dënuarve.

“Fatkeqësisht vitet fundit kemi një numër të madh vakancash, 26 vakanca permanente. Për shkak të ligjit ‘Të Nëpunësit Civil’ bëhet shumë e vështirë përmbushja e tyre imediate dhe adresimi i problematikave në formën e duhur”, tha Dobi.

Ai theksoi se ka një masterplan të ri të burgjeve në përputhje të plotë edhe me detyrimet e integrimit.

“Kemi edhe një IEPV që do të shërbejë për ekzekutimin e një gjysmë lirisë, pra në formën e burgut të hapur. Ndaj jemi në momentin e duhur për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve”, tha Dobi.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferenca e Tretë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, Spiropali: Hap tjetër drejt objektivit tonë strategjik
Next Article Xhafaj: Grup pune me ekspertë për të analizuar nevojën për konsolidimin e Reformës në Drejtësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?