By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran
Kosovë

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

admin
Last updated: 09/04/2026 20:54
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

NJu Jork, 9 prill Zhurnal.mk – Zv/kryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca iu kundërpërgjigj ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Marko Gjuriç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili tha se Ligji për të Huajt ka shkaktuar brenga të mëdha për serbët në Kosovë. Konjufca tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë në pajtim me përgjegjësitë e një shteti sovran për të mbikëqyrur popullatën e vet, në përputhje me standardet evropiane për sigurinë kombëtare, migrimin e ligjshëm dhe punën në kuadër të këtyre ligjeve.

“Nuk mund të kemi standarde të dyfishta. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ka përgjegjësi për qytetarët e vet dhe kundrejt organeve të Bashkimit Evropian apo organizatave të tjera ku jemi anëtarë apo aspirojmë të hyjmë. Bëhet dallimi i qartë midis shtetasve dhe të huajve. Asnjë shtet i OKB-së, edhe ata në Këshillin e Sigurimit, nuk lejojnë të huaj që të mbeten aty pa leje. Një kthim i tyre ndodh edhe nga ana e Serbisë sa i përket qëndrimit zyrtar, duke i zhveshur nga adresat e regjistruara në Luginën e Preshevës dhe nga e drejta e tyre e votës”, tha Konjufca.

Ai tha se Ligji ynë për të Huajt ka synim të përmirësojë shërbimet publike për qytetarët në Kosovë. “Ligji i Kosovës për të Huajt nuk është diskriminues, është ligj me standarde evropiane, por ne nuk lejojmë paralelizma, sepse kjo është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe rendin uniform kushtetues. Ky ligj përfaqëson obligimin që Kosova ka marrë përsipër sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në dhe këtu i referohem Nenit 86 për migrimin e ligjshëm, që i kërkon Kosovës ta përafrojë ligjin me atë të Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, ai tha se nuk po i mbyllin këto institucione në Kosovë, por po sigurohen që të veprojnë në kuadër të kornizës ligjore për të parandaluar paralelizma të tillë. “Këto përpjekje synojnë të integrojnë komunitetin serb dhe të promovojnë ndërtimin e paqes në një kornizë të përbashkët shërbimesh. Ekzistenca e institucioneve ilegale serbe nuk ka pasur të bëjë me bashkësinë lokale, por mbetet një vegël e Serbisë për ta mbajtur Kosovën të përçarë dhe të cenueshme nga dështimi”, tha ai.

Ndërsa sa i përket incidenteve me motivim etnik, Konjufca tha se raporti i UNMIK-ut nuk është indikator i besueshëm i sigurisë dhe rendit në Kosovë. “Kosova renditet shumë lart si një nga vendet më të sigurta në botë. Raporti i UNMIK-ut i ekzagjeron këto incidente, të cilat nuk janë me motiv etnik. Ato trajtohen nga policia jonë si raste të thjeshta vjedhjesh dhe nuk kanë si shënjestër ndonjë komunitet të caktuar. Serbia qëllimisht i keqparaqet këto incidente për ta vendosur Kosovën në një dritë të keqe dhe për të fituar pikë politike para Këshillit, që është një veprim keqdashës”, u shpreh ai. Konjufca tha se Kosova ka forca policore që kanë kapacitet për të trajtuar çdo situatë. Ai shtoi se arrestimet e pretenduara të serbëve për krime lufte janë një strategji e njohur e Serbisë për të portretizuar ndjekjen e krimeve si abuzim me karakter politik.

Ai tha se ndryshe nga Serbia, që ka ndalur ndjekjen penale në juridiksionin e vet, ne jemi të përkushtuar të ballafaqohemi me të kaluarën tonë. Institucionet gjyqësore, sipas Konjufcës, kanë një strategji që mbron të drejtën e viktimave dhe ndjekin krimet pa marrë parasysh etninë e kryesve. Në fund tha se Kosova ka qindra krime lufte, duke përfshirë abuzimet seksuale të kryera nga forcat e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, që nuk adresohen mjaftueshëm. Shtoi se Konjufca e sheh si detyrim që t’u ofrohet drejtësi viktimave dhe që nuk do të ndalen derisa ta dërgojnë këtë proces deri në fund. /KosovaPress/

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Osmani: Beteja e Koshares rivendosi dinjitetin kombëtar dhe shtetëror

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë
Next Article Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?