By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, caktohen relatorët për vakancat në Kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, caktohen relatorët për vakancat në Kushtetuese
Shqipëri

Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, caktohen relatorët për vakancat në Kushtetuese

admin
Last updated: 15/01/2025 15:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) 2025, me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit, zhvilloi mbledhjen e tij të parë konstitutive, në ambientet e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

KED, me përbërjen e re, të zgjedhur me short nga institucioni i Presidentit të Republikës, për të ushtruar kompetencat e detyrimet kushtetuese dhe ligjore për vitin 2025, me përgjegjshmëri institucionale e profesionale, diskutoi për të gjitha çështjet e paracaktuara për shqyrtim në rendin e ditës, të bërë publik në datë 13.01.2025.

Në fillim të mbledhjes së KED, në lidhje me pikën e parë të rendit të ditës, u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë përbërje anëtarësh:

  1. Sokol Sadushi (Gjykata e Lartë)
  2. Marjana Semini (Gjykata Kushtetuese)
  3. Ilir Toska (Gjykata Kushtetuese)
  4. Alma Muça (Prokuroria e Përgjithshme)
  5. Fuat Vjerdha (Gjykatat e Apeleve)
  6. Enkela Vlora (Gjykatat e Apeleve)
  7. Irma Balli (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
  8. Etien Kapo (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit)
  9. Nafije Hasko (Gjykatat Administrative
  10. Marsida Xhaferllari (Gjykata Kushtetuese) – Anëtare Zëvendësuese
  11. Medi Bici (Gjykata e Lartë) – Anëtar Zëvendësues
  12. Thoma Jano (Prokuroria e Përgjithshme) – Anëtar Zëvendësues
  13. Elvana Çiçolli (Gjykatat e Apeleve) – Anëtare Zëvendësuese
  14. Genti Xholi (Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit) – Anëtar Zëvendësues
  15. Bezart Kaçkini (Gjykatat Administrative) – Anëtar Zëvendësues

KED vlerësoi se me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED, me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2025.

Në lidhje me pikën e tretë dhe të katërt të rendit të ditës, këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Për vendin vakant nga dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska relatore u përzgjodh Nafije Hasko.

Për vendin vakant nga Gjykata e Lartë, për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, relatore u përzgjodh. Enkela Vlora.

Gjithashtu, pas organizimit të shortit për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështetjen e veprimeve të relatorëve për dy vendet vakante, u caktuan këshilltarë: Aulona Bodo, Alda Sadiku, Besmir Rrapaj, Sonila Hoxha, Iva Zemani, Bjorka Duka.

Krahas angazhimit maksimal të këtij këshilli, shpejtësia e procesit të verifikimit, besueshmëria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike e subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meta: Masakra e Reçakut i tregoi botës të vërtetën e mizorive në Kosovë
Next Article LSDM: Në “Fejsbuk” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?