By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meta: Masakra e Reçakut i tregoi botës të vërtetën e mizorive në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Meta: Masakra e Reçakut i tregoi botës të vërtetën e mizorive në Kosovë
Shqipëri

Meta: Masakra e Reçakut i tregoi botës të vërtetën e mizorive në Kosovë

admin
Last updated: 15/01/2025 15:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sot bëhen 26 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe masakruar 45 prej tyre.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e përkujtoi këtë ditë duke shkruar në rrjetet sociale mesazh nderimi.

“Nderim përjetë, me përulje dhe respekt, kujtimit të paharruar të 45 martirëve të Masakrës së Reçakut, mizorisë së kryer në zemër të Europës nga xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç”, shkroi Meta.

Sipas Metës, ky krim i tmerrshëm kundër njerëzimit, siç me të drejtë e përkufizoi Ambasadori Walker, i tregoi mbarë botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit kriminal në Kosovë.

“Në këtë ditë të kujtimit të sakrificave të shenjta të popullit të Kosovës është e rëndësishme të theksohet se Kosova kurrë nuk do jetë “tokë e askujt”, por përherë toka e Isa Boletinit, e Adem Jasharit dhe e të gjithë heronjve dhe martirëve, të cilët e kanë larë me gjakun e tyre atë tokë”, shkruan Meta.

Meta thekson më tej se “mbi atë gjak u ndërtuan themelet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, që në pak vite është shndërruar model në rajon për bashkëjetesën ndëretnike, si edhe të demokracisë funksionale në rritje, shembull që besoj se do të jepet edhe në zgjedhjet e afërta parlamentare atje”.

“Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! Lavdi”, e përmbyll Meta reagimin.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar: Marrëdhëniet dypalëshe, në nivel të ri
Next Article Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, caktohen relatorët për vakancat në Kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?