By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krime të shumta e rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet i dyshuari në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Krime të shumta e rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet i dyshuari në Tiranë
Kronika

Krime të shumta e rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet i dyshuari në Tiranë

admin
Last updated: 31/07/2024 11:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë arrestuar personin e dyshuar për disa krime dhe i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se falë inteligjencës policore, shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër fillimisht kanë lokalizuar dhe më pas ndaluar një shtetas me vepra të shumta kriminale dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Dibër, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Lokalizimi’.

Si rezultat i këtij operacioni, në Unazë te Re, ditën e djeshme, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi E. K. (T)., 26 vjeç”, thuhet në njoftim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

26-vjeçari, në vitin 2023, në aksin rrugor Bulqizë- Shupenzë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin shtetasin E. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nico Williams mund të rinovojë me Bilbaon, do të ketë një klauzolë më të lartë se aktualja
Next Article Janushev për prokuroren Stefanova: Në rastin me Mijallkov konfiskoi pronë prej 30 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm rreth 350 mijë euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?