By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, Dule: Të aplikohet e njëjta praktikë si me numërimin e votës brenda vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, Dule: Të aplikohet e njëjta praktikë si me numërimin e votës brenda vendit
Shqipëri

Votimi nga jashtë, Dule: Të aplikohet e njëjta praktikë si me numërimin e votës brenda vendit

admin
Last updated: 16/01/2025 15:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputeti Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit tha se shtetasit shqiptarë në diasporë duhet të votojnë edhe me dokumente përtej datës së skadimit.

“Ka pasiguri në votën e emigrantëve. Qeveria ka ndikim te institucionet që rinovojnë dokumentet e identifikimit, lë shijen se mund të krijohen hapësira për trajtim selektiv të qytetarëve në diasporë. Duhet sa më parë që qeveria të marrë vendimin që pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit mund të kryhet edhe me dokumentet të cilat janë përtej datës së skadimit”, tha Dule.

Dule u shpreh se duhet të zgjidhet edhe mënyra e numërimit të votës së emigrantëve dhe sipas tij duhet të aplikohet e njëjta praktikë siç ndodh me numërimin e votës brenda vendit.

“Nga ana tjetër është po aq imediate që të zgjidhet edhe hallka e fundit në lidhje me administrimin e votës së emigrantëve se kush do të ketë përgjegjësinë e numërimit të kësaj vote. Nuk mund të vazhdohet me procesin sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që nuk dihet se kush do të jetë i zoti i procesit përfundimtar të numërimit të votës së emigrantëve. Paqartësia vë në pikëpyetje garancinë juridike të integritetit të votës së gjithsecilit. Duhet të aplikohet e njëjta praktikë, siç ndodh me qendrat e votimit në mënyrë fizike edhe me numërimin e votës që do të vijë nga votuesi jashtë vendit”, tha Dule.

Dule i bëri thirrje minoritarëve që jetojnë në Greqi, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, me qëllim që të zgjidhen problemet që ata kanë.

“Do bëja thirrje që minoriteti grek në Shqipëri që jeton në Greqi të regjistrohet, për të adresuar problemet e tyre, që kanë të bëjnë me pronat e tyre. Emigrantët shqiptarë në Greqi, nga cilido qark i Republikës të jenë, të bashkohen, që problemet e tyre të mund t’i trajtojmë. Të gjithë emigrantët kudo jetojnë të shkundin votën për ndryshimin, është momenti i tyre”, tha Dule.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama dhe Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, qendër ekselence për shërbime universitare në kardiologji dhe kardiokirurgji
Next Article Kuko: 4 mijë aplikime të miratuara për votën e Diasporës, interes i lartë nga shqiptarët në Itali

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?